Representatives of children’s groups from Respect Our Rights – ROR and the Municipal Assembly of Children in Pristina, supported by…
Si u bëra aktiviste për të drejtat e vajzave? nga Rea Sylejmani
Unë jam Rea Sylejmani, 17 vjeçare nga Ferizaj. Jam antare e grupit ROR që nga prilli i vitit 2018. Antarësimi im në grupin ROR për shumë çështje në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, më shpiu në kaq shumë udhëtime të pabesueshme që më kanë ndryshuar plotësisht si person dhe si një vajzë e re në lulëzim.
Vitin e kaluar (2019), u zgjodha nga antarët e ROR-it me një votim të brendshëm për të përfaqësuar shtetin tonë nëJaven Europiane të Veprimit për Vajza (European Week of Action for Girls - EWAG).
EWAG ka të bëjë me krijimin e një hapësire për aktivistëtë rinj, për të sjellë zërin e tyre para vendimmarrësve të BE-së dhe për tëndihmuar në formimin e një bote më të mirë për të gjitha vajzat. Përmes njëserie politikash, avokimi dhe aktivitetesh fushate, partnerët e EWAG dhe këshilltarët e rinj kanë për qellim të shtyjnë BE të respektojë dhe zgjerojë angazhimet e tyre për barazinë gjinore dhe mbrojtjen e vajzave. “Kjo do të thotë të bësh më shumë, të investosh me përgjegjësi dhe të njohësh rolin aktiv që vajzat luajnë në komunitetet dhe shoqëritë e tyre.”
Rea së bashku me vajzat e tjera pjesëmarrëse në EWAG 2019 para ndërtesëssë Parlamentit Europian në Bruksel, Belgjikë
Kjo ngjarje gjithashtu më mundësoi, që përmes një fjalimi, të adresojë ministrat e Parlamentit Europian. Ishte një mundësi e mrekullueshme që me të vërtetë reflektoi zërin e shumë fëmijëve e vajzave të reja kudo që ndodhen. Ky ishte udhëtimi im i parë jashtë Kosovës dhe Brukseli me të vërtetë më la përshtypje shumë të mira!
Adresimi i ministrave në Parlamentin Europian, së bashku me dy avokues të tjerë.
Në fillim të vitit 2020, unë u antarësova edhe në Grupin Keshilldhënës të Fëmijëve (Children’s Advisory Team), strukturë kjo e përhershme e krijuar nga rrjeti Child Right’s Connect me qendër në Gjenevë, Zvicër. Jam antarja e vetme nga Kosova dhe kam krijuar një shoqëri shume të ngushtë me antarët e tjerë nga të gjitha skajet e botës si nga Afrika e Jugut, Mongolia, Anglia e Bangladeshi. Ky grup ndërkombëtar, është thelbësor për avancimin e njohjes, mbrojtjes dhe fuqizimit të mbrojtes së të drejtave të fëmijëve, përfshirë përmes pjesëmarrjes së fëmijëve në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.
Tregimi i Reas lidhur me kohën e kaluar në karantinë me titull “Our Lives under Lockdown”, i botuar në gazetën e OKB-së në Gjenevë, si pjesë e projektit #GenevaPerceptionChange
Këtë vit isha pjesë e një ngjarje të organizuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë. Ishte një dialog virtual ndër-brezor për të shënuar këtë ditë me temën “ Përqëndrimi i zërave të vajzave në sistemin ndërkombëtar “. Pyetja kryesore që adresoi kjo ngjarje ishte se si të sigurohet që sistemi ndërkombëtar të jetë gjithëpërfshirës, i përshtatshëm dhe i rëndësishëm për gjeneratën e ardhshme, duke vendosur zërat e vajzave dhe të drejtat e tyre në qendër të proceseve të vendimmarrjes?
Unë pata mundësinë t'i bëj një pyetje Zëvendës Drejtoreshës Ekzekutive të Fondit të Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë, Znj. Diene Keita nga Guinea, lidhur me pjesëmarrjen kuptimplotë të vajzave dhe grave të reja në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe krijimin e trajnimeve brenda këtyre mjediseve dhe komunitetit dhe si kjo do të lejojë vajzat të marrin pjesë më shumë në shoqëri.
“Unë mendoj se këto ngjarje më ndihmuan vërtet të jem jehonë për të gjitha vajzat që heshtin dhe në këto mundësi unë gjithmonë përpiqem të jem sa më gjithëpërfshirëse.”
Dialogu virtual për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë (11 tetor 2020).
Pjesëmarrja ime në këto ngjarje nuk do të ishte e mundur po mos të ishte për ROR-in. Me shumë zemër them që ROR-i është motivimi im kryesor që të mësojë, punojë e avokojë për të mirën e vendit tim. ROR-i është dhe do të mbetet arsyeja kryesore që unë jam kjo që jam sot.
Dhe për çdo fëmijë që dëshiron të bëhet pjesë e jona, ju them që gjithmonë të shfrytëzoni rastin e të aplikoni. Çdo fjalë, çdo hap, çdo ndërlidhje mund të jetë një ndryshim jetësor për ty!