Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve 2026–2031 është një hap drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt, më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë për çdo fëmijë.

Me rastin e 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u prezantua Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve 2026–2031.

Gjatë vitit të kaluar, fëmijët e ROR-it, së bashku me fëmijë të tjerë nga Kosova, kanë qenë pjesë aktive e procesit të hartimit të kësaj strategjie. Përmes diskutimeve dhe konsultimeve, ata kanë ndarë mendimet, përvojat dhe rekomandimet e tyre mbi tema si mirëqenia në shkolla, bullizmi, gjithëpërfshirja, siguria, shëndeti mendor dhe pjesëmarrja e fëmijëve.

Sot u prezantua rezultati final i këtij procesi, duke treguar se zëri i fëmijëve ka vlerë dhe duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre.

Postuar në
Takime Publikimet

Postime të ngjashme