Zëri i fëmijëve u dëgjua sot më fort se kurrë.
Si grupe të udhëhequra nga fëmijët, ne vazhdojmë të avokojmë për të drejtat tona dhe për një shoqëri më të drejtë për të gjithë.
Kur na jepet hapësira për të folur, ne dimë të bëjmë ndryshim.
Në kuadër të kësaj, u mbajt edhe ngjarja lansuese, ku u prezantuan arritjet dhe ndikimi i grupeve të udhëhequra nga fëmijët në Kosovë. Ngjarja theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje dhe rolin e tyre si faktorë aktivë të ndryshimit në shoqëri.
Faleminderit Save the Children Kosovo dhe Syri i Vizionit për mbështetjen në çdo hap të rrugëtimit tonë. Jemi shumë të lumtur për përkrahjen e juaj që nga fillimi e deri më tani!