“Mbetu’Rrina” – kreativiteti që kthen mbeturinat në mesazh për mjedisin!
Siç thotë vetë emri, mbeturinat këtë herë zgjodhën tē rrinë aty ku kthehen në art, e jo siç i gjetëm ne në tokë!
Këtë aktivitet ROR e zhvilloi në bashkëpunim me Asamblenë Komunale të Fëmijëve në Pejë nën mbështetjen e @syriivizionit dhe @savethechildreninkosovo, ku fëmijët shndërruan mbeturinat në veshje plot ngjyra e kuptim përmes upcycling.
Anëtarët tanë kontribuuan si mentorë e si pjesëmarrës, duke sjellë energji, ide kreative dhe mbështetje për bashkëmoshatarët e tyre.
Kjo ditë tregoi se për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër, mjafton pak kreativitet dhe shumë bashkëpunim!