Është anëtare e grupit ROR që prej dhjetorit të vitit 2021. Aty është pjesë e komisionit për mjedis, ku kryhet shumë punë e vullnetshme për edukimin e fëmijëve mbi problemet ekologjike, si dhe bëhen inicativa të rëndësishme për ndryshim. Përveq mjedisit, ajo mban pasion të madh pë të drejtat e fëmijëve dhe zhdukjen e padrejtësive në shoqërinë ku jetojmë. Si shumë moshatarë te saj, për Engjin shoqëria dhe muzika janë pjesë e madhe e jetës. Në kohë te lirë, po ashtu pëlqen te shikojë dokumentarë të ndryshëm kriminologjie, si të lexojë romane të zhanrit të tillë. Një thënie e pëlqyer e Engjit është ‘Vetëm të guximshmit mund të jenë të mëdhenj.’