Vermicë, më 19–21 shkurt: Është zhvilluar punëtoria tre-ditore për hartimin e Strategjisë Trevjeçare të Avokimit (2026–2028) për grupet e fëmijëve ROR dhe AKF. Aktiviteti u organizua nga @syriivizionit në partneritet me @savethechildreninkosovo Kosova/o në kuadër të programit “Empowering Children for Policy Change and Participation”, i financuar nga Sida.

Qëllimi i punëtorisë është hartimi i një strategjie të përbashkët që do të fuqizojë rolin e fëmijëve në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe qendror, si dhe do të rrisë përgjegjësinë dhe llogaridhënien e institucioneve ndaj interesit më të mirë të fëmijës.

Gjatë ditës së dytë, u zhvillua edhe procesi zgjedhor për Kryesinë e re të grupit ROR, në të cilin u zgjodhën: Enea Kadriu – Kryetare, Rea Muqolli – Nënkryetare dhe Olsa Zeka – Sekretare. Kjo zgjedhje shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave udhëheqësedhe avokimit më të organizuar për të drejtat e fëmijëve. Falënderojmë kryesinë e mëparshme, Ema, Diar dhe Narta, për punën e palodhur dhe të vazhdueshme!

 

 

Postuar në
Takime

Postime të ngjashme