Sot u takuam me Zëvendës-Avokatin e Popullit, z. Basri Kastrati, dhe me zyrtarë të tjerë nga Departamenti i Fëmijëve.

Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me avokimin e Respect Our Rights – ROR, si dhe mënyrat për të forcuar më tej angazhimin në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Falënderojmë Institucionin e Avokatit të Popullit për mikpritjen dhe gatishmërinë për dialog. Takime të tilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut.

Postuar në
Komunitet Takime

Postime të ngjashme