Lokacioni: Isa Zajmi, No. 01, 10000, Prishtina, Kosova

ROR-i një grup fjalësh, një familje e një vend i sigurtë. Ky grup shënoi 10-vjetorin, arriti një dekadë. U përcollën gjenerata pas gjeneratave, u krijuan lidhje të pathyeshme e kujtime të paharrueshme.

Ndjenjat e nostalgjisë u ringjallën me ish-ROR-istat, rikthime në kohë na kujtuan fuqinë e këtij grupi. ROR-i po rritet e bashkë me të edhe fuqia e ndikimit.💪🏻

🫂Është e mahnitshme përkrahjen që e kemi nga të tjerët, por më së shumti edhe përkrahja e njëri-tjetrit brenda këtij grupi. Mirëkuptimi dhe empatia janë si një hije e cila vepron në secilin anëtar.

Me ROR-in po rriten gjeneratat e reja, po u rritën edhe ato që shkuan. Këtu u lidhëm së bashku e gjithmonë vazhduam përpara. 🤝

Urime 10-vjetorin, ROR-ista e ish-ROR-ista si dhe ata që gjithmonë na ndjekin. Ky numër që e arriti ROR-i si 10 vjet, nuk është që të tregojmë sa ka zgjatur, por sa ka ndikuar dhe sa e fortë ka qenë qëndresa dhe ndikimi i tij.

Postuar në
Festim

Postime të ngjashme