Ka lindur më 28.12.2005 në komunën e Prishtinës ku edhe jeton aty. Ajo vijon mësimet në gjimnazin natyror “Xhevdet Doda”.
Avokimi për të drejtat e fëmijëve gjithmonë e ka intriguar, andaj edhe është bërë pjesë e ROR-it(në dhjetor të vitit 2021)pēr të kontribuar në këtë aspekt.
Antarësimi në ROR,çdo ditë e më shumë po i ofron mundësi për të njohur njerëz të rinj e për t’i zhvilluar edhe më shumë aftësitë e buta.
Momentalisht, ajo është antare e Komisionit të Mjedisit dhe ka qenë më herët antare në grupin punues për themelimin e Komisionit të Etikës dhe kryetare e komisionit për mjedis.
Përpos ROR-it,ajo është antare edhe në klubin e ndërmjetsimit në shkollën e saj,vullnetare në organizatën “TOKA”,pjesëtare në YMCA e të tjera. Festina merret edhe me shumë aktivitete tjera në kohën e lirë.
Asaj i pëlqen të luaj sporte, të dëgjoj muzikë,të pregadis ushqime të ndryshme e shumë gjëra të tjera por mbi të gjitha,dëshira për të pikturar nuk iu shua kurrë.
Këshilla më e mirë që e ka dëgjuar është se mirësjellja është çelsi i artë që i hap të gjitha dyert andaj edhe është aty ku dëshiron.