Lokacioni: Isa Zajmi, No. 01, 10000, Prishtina, Kosova

Mbahet kampi ekologjik “Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët”

Sot u mbajt kampi ekologjik “Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët” i organizuar nga grupi i fëmijëve Respect Our Rights - ROR me mbeshtetje të Save the Children në Kosovë dhe Syri Vizionit.

Gjatë këtij kampi, fëmijët patën mundësi të bashkëbisedonin, shkëmbenin ide, shprehnin shqetësimet dhe sugjerime e tyre për një mjedis më të mirë me z. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), z. Sejnur Veshall, Zv. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), si dhe znj. Arineta Mula, Alpiniste.

Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajtën disa fokus grupe ku u diskutuan katër tema kryesore siç janë: riciklimi, energjia e ripërtrishme, edukimi mjedisor në shkollat tona, si dhe ndotja e ujit në Kosovë. Në fund të këtij diskutimi ata dhanë sugjerime dhe zhvilluan ide të implementimit të praktikave të mira të mjedisit në shoqërinë tonë. Poashtu, fëmijët e zhvilluan një punëtori ku krijuan kartolina me mesazhe, ankesa si dhe kërkesa të tyre rreth mjedisit për institucionet qeveritare.

Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i OShC-ve Lokale 2017-2021”, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), me mbështetjen e Save the Children në Suedi.

Postuar në
Komunikata

Postime të ngjashme