Më 03.07.2025 në Prishtinë u mbajt me sukses edicioni i 5-të i fushatës “Mendo për Tokën” organizuar nga anëtarët e grupit ROR, mbështetur nga Syri i Vizionit në partneritet me Save The Children.
Përmes aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme, rritëm ndërgjegjësimin për mjedisin dhe përdorimin e energjisë efiçiente.
Falenderojmë znj. Fillojetë Konjuhi nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) për informacionet e vlefshme rreth energjisë efiçiente në Kosovë.