U lind më 11 Prill 2005 në Prishtinë. Ai vijon shkollimin në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Është anëtarësuar në grupin ROR në muajin tetor të vitit 2020.
Aktualisht është Nënkryetar i Grupit ROR dhe Kryesues i Komitetit të Etikës. Ka qenë Kryetar i Komisionit për Arsim dhe udhëheqës e anëtar i grupeve punuese për hartimin e raporteve/hulumtimeve të dala nga ROR-i, dokumenteve të brendshme për funksionimin e grupit dhe udhëheqës i grupeve punuese per realizimin e kampanjave. Drioni është Mentor i Përgjithshëm i Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Gjilanit, organ komunal i drejtuar nga fëmijët, në të cilin dikur Drioni ka qenë Asambleist dhe U.D. Kryetar gjatë periudhës pandemisë.
Drioni është pianist dhe dirigjent i korit të përzier. Shkencat e tija të preferuara janë biologjia dhe filozofia. Në kohën e tij të lirë, ai lexon dhe shkruan shkrime letrare dhe joletrare. Drioni inspirohet nga thënia e Martin Luther King Jr., e cila thotë se funksioni i edukimit është që t’i mësojë njerëzit të mendojnë intensivisht dhe në mënyrë kritike. Inteligjenca plus karakteri- janë këto dy qëllimet e edukimit të vërtetë dhe të mirëfilltë.