Në takimin tonë të fundit të vitit, inauguruam një stol të veçantë për personat me aftësi të kufizuara në Parkun Karagaq, Pejë—një hap i rëndësishëm drejt bërjes së shoqërisë sonë më të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Kjo iniciativë u realizua nga Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children Kosovo dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, me mbështetjen e grupit tonë Respect Our Rights (ROR) dhe Asamblesë së Fëmijëve të Pejës..