Valëza Miftari ka lindur më 01.01.2003 në Skënderaj. Shkollën e mesme e përfundoi në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, kurse tani studion Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik. Në vitin 2017, Valëza u anëtarësua në ROR ku vazhdoi të ishte pjesë e tij deri në vitin 2020.