Të ndihmosh është virtyt i madh për çdo njeri
Projekti synon që të monitorojë zbatimin e konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve nga vetë fëmijët, duke krijuar kështu një raport të parë në nivel shteti, se sa është duke u zbatuar kjo konventë në vendin tonë, dhe çfarë kanë bërë institucionet përgjegjëse dhe akterët tjerë në zbatimin e kësaj konvente. Me hartimin e një raporti të tillë Kosova, do të ketë një analizë të zbatimit të kësaj konvente në terren e cila do t’i ndihmojë vendit tonë dhe institucioneve tona që të përmirësojnë mekanizmat e tyre, apo t’i krijojnë mekanizmat e duhur për zbatimin më të mirë të Konventës në teren. Po ashtu projekti synon që ta krijojë një grup monitorues nga vetë fëmijët në nivel shteti, i cili do të bëjë monitorimin e Konventës dhe i cili do të sjellë raporte alternative ndryshe nga ato që nxjerrin institucionet shtetërore.