Lokacioni: Isa Zajmi, No. 01, 10000, Prishtina, Kosova
Rreth gjendjes

Të Drejtat e Fëmijëve dhe Qeverisja në Kosovë

Të gjitha të drejtat e fëmijëve që garantohen me konventën ndërkombëtare do të trajtohen me projekt. Më shumë rendësi do t’u jepet këtyre të drejtave: Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe nga dukuritë e tjera negative (diskriminimi, ngacmimet, trafikimi etj), kujdesin shëndetësor, të drejtën për edukim dhe mirëqenien e tyre sociale.

Të drejtat e fëmijëve në Kosovës përveç që garantohen më konventën ndërkombëtare, mbrohen edhe me ligje vendore, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh. Kosova është shteti që investon më së paku në rajon në edukimin dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, kjo është vlerësuar edhe ën raportet e ndryshme të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që merren më mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Duhet theksuar se asnjëra Ministri e qeverisë së Kosovës nuk ka Zyrtar për te Drejta te

Fëmijës te angazhuar me orar te plote e qe përqendrohet vetëm ne atë rol, po ashtu edhe nëpër komuna nuk ka ndonjë zyrtarë të tillë, edhe pse ekzistojnë koordinatorët për të drejtat e fëmijëve nëpër komuna, ata ushtrojnë pozita nëpër drejtori të caktuara mirëpo pozitën e koordinatorit për të drejtat e fëmijëve e ushtrojnë në bazë vullnetare. Qeveria e Kosovës ka hartuar strategji dhe plane te veprimit që kanë të bëjnë më zbatimin e konventës ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve, siç janë; Planit Nacional te Veprimit për te Drejtat e Fëmijëve ne ngritjen e përfshirjes se fëmijëve ne arsimin parashkollor, Plani i Veprimit ne Parandalim e Braktisjes nga Shkollat, Strategjinë për Shëndetin e nënës , fëmijës, adoleshentit dhe Shëndetin Riprodhues dhe Planin e Veprimit 2011-2015