Lokacioni: Gazmend Zajmi, No. 01, 10000, Prishtina, Kosova

REAGIM PUBLIK

Prishtinë, 9 shkurt 2024.Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights” – ROR shpreh shqetësim për rastin e dyshuar të përdhunimit të një nxënëseje në një gjimnaz në Suharekë/Therandë. Është thellësisht shqetësuese dhe krim i rëndë kundër të drejtave të fëmijës, që në një institucion edukativo-arsimor të ndodhin ngjarje të tilla e të dhunshme.Shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e mbrojtur për të gjithë nxënësit pa dallime, e jo të kthehet në një vend të pasigurt e pakëndshëm për ta. Këso raste që shkelin çdo parim moral, të drejtë të fëmijës dhe normë profesionale janë tmerruese për gjendjen e sigurisë në shkollat e Kosovës.Ne bëjmë thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm të këtij krimi të dyshuar, përderisa është e domosdoshme që çdo viktimë potenciale të mbrohet dhe autorët të mbahen përgjegjës.Kërkojmë që autoritetet arsimore, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, Drejtorinë Komunale të Arsimit, shkollën dhe të tjera, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë nxënësve në këtë mjedis mësimor. Më tej, është vitale që Ministria e Arsimit të vendosë si prioritet sigurinë e nxënësve, të zbatojë Politikën për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të marrë masa për t’u siguruar që raste të tilla nuk përsëriten më kurrë.

Postuar në
Komunikata

Postime të ngjashme