Lokacioni: Isa Zajmi, No. 01, 10000, Prishtina, Kosova
ROR

Qasja

Syri i Vizionit gjatë punës së saj ka zhvilluar qasjen e saj të cilën e përdor në të gjitha projektet, duke involvuar të gjithë akterët përgjegjës të një sektori dhe krijimin e kushteve për dialog social. Me anë të kësaj qasje në si organizatë mendojmë që nëse të gjithë akterët mese tyre shpërndajnë përgjegjësin dhe marrin përgjegjësi dhe raportojnë për përgjegjësit e marra, rezultate do të jenë të qëndrueshme dhe do të arrihen qëllimet e parapara në projekt.

Gjatë realizimit të këti projekti, Syri i Vizionit do të mbaj takime individuale me të gjithë akterët që janë përgjegjës për të sigurimin e respektimit të drejtave të fëmijëve. Gjatë takimit do të ju tregohet për atë se çka është planifikuar dhe gjatë tërë projektit këta akterë do të jenë përfshirë në aktivitete e projektit si nëpër takime, konferenca si dhe aktivitete tjera.

Fëmijët janë pjesë përbërëse e projektit, në projekt janë paraparë që fëmijët të jenë pjesë e realizimit të pyetësorit por edhe realizimit të hulumtimit, përpilimin e raportit më të gjeturat nga hulumtimi. Gjithashtu gjatë aktiviteteve të parapara fëmijët janë pjesë përbërëse ne dizajnimin, realizimin si dhe planifikimin e aktiviteteve.