{"id":7854,"date":"2020-11-26T11:31:37","date_gmt":"2020-11-26T11:31:37","guid":{"rendered":"https:\/\/ror-rks.net\/?p=7854"},"modified":"2024-05-06T12:02:33","modified_gmt":"2024-05-06T12:02:33","slug":"my-journey-with-ror-seeking-childrens-rights-and-shaping-myself-by-trina-hoti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/blog\/my-journey-with-ror-seeking-childrens-rights-and-shaping-myself-by-trina-hoti\/","title":{"rendered":"Rrug\u00ebtimi im me ROR-in: K\u00ebrkimi i t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe form\u00ebsimi i vetes nga Trina Hoti"},"content":{"rendered":"<h2>Rrug\u00ebtimi im me ROR-in: K\u00ebrkimi i t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe form\u00ebsimi i vetes nga Trina Hoti<\/h2>\n<p>Trina Hoti \u00ebsht\u00eb avokuese p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve dhe mentore n\u00eb Grupin ROR. Ajo \u00ebsht\u00eb 19 vje\u00e7, vjen nga Prishtina dhe \u00ebsht\u00eb studente e vitit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb, Fakulteti Filozofik n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhesh kur t\u00eb rritesh?\u201d \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb r\u00ebndom shtrohet nga t\u00eb rriturit kundrejt f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb karakterizuar nga ushtrimi pakufi i imagjinat\u00ebs duan t\u00eb b\u00ebhen nga pilot\u00eb e zjarrfik\u00ebs, te m\u00ebsues apo k\u00ebng\u00ebtar. Ngjash\u00ebm, pas \u00ebndrrave q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha m\u00ebsuese apo moderatore lajmesh, me rritjen kujtoj q\u00eb d\u00ebshirat e mia filluan t\u00eb nd\u00ebrtoheshin mbi nevojat q\u00eb hasja n\u00eb komunitetin ku jetoja, duke filluar nga shtimi i lodrave n\u00eb parkun e qytetit, e deri tek pasurimi me librat q\u00eb i mungonin bibliotek\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs. Me t\u00eb tilla d\u00ebshira q\u00eb shpeshher\u00eb ting\u00ebllonin si t\u00eb parealizueshme nga vet\u00ebm nj\u00eb individ, n\u00eb vitin 2013 kur isha vet\u00ebm 12 vje\u00e7, fillova bot\u00ebn e avokimit p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00ebsova q\u00eb z\u00ebri im i vog\u00ebl kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, dhe ku u edukova p\u00ebr t\u00eb drejtat e mia, madje dhe se si mund t\u00eb b\u00ebhesha z\u00ebri i atyre q\u00eb kishin ngurrim apo mosdijeni p\u00ebr t\u00eb drejtat q\u00eb u garantoheshin.<\/p>\n<p>Nga aktivitetet e mbajtura n\u00eb nivel t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb vitin 2015 u zgjodha si delegate e saj n\u00eb Asamblen\u00eb Komunale t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve \u2013 Prishtin\u00eb, e cila ishte rithemeluar nga organizatat Save the Children n\u00eb Kosov\u00eb dhe OJQ \u201cSyri i Vizionit\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs. N\u00eb Asamble ushtrova rolin e kryetares dhe p\u00ebrvoja n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e nevojave, shqet\u00ebsimeve dhe k\u00ebrkesave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb nivel komune ndaj institucioneve vendimmarr\u00ebse t\u00eb kryeqytetit p\u00ebrgjat\u00eb tre (3) vitevedo t\u00eb mbetet e paharrueshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht stimuluese n\u00eb rritjen time si avokuese p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb angazhimin tim n\u00eb asamble, interesimi p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve dhe gjith\u00e7ka q\u00eb lidhej meto s\u2019kishte se ku t\u00eb praktikohej m\u00eb mir\u00eb sesa n\u00eb Grupin monitorues t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve Respect Our Rights \u2013 ROR, t\u00eb cilin e njihja dhe mezi prisja t\u2019i bashkohesha. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb vitin 2017 b\u00ebhem pjes\u00eb e ROR-it, fillimisht si an\u00ebtare e m\u00eb pas si kryetare e grupit. N\u00eb vitin 2018, kur edhe u zgjodha si e till\u00eb, n\u00eb ROR kishim vendosur t\u00eb modifikonim strukturimin e an\u00ebtar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr komisione me natyr\u00eb specifike t\u00eb avokimit, dhe un\u00eb drejtoja gjithashtu Komisionin e Monitorimit t\u00eb Teksteve Shkollore, i cili p\u00ebrgjat\u00eb atij viti publikoi hulumtimin e radh\u00ebs t\u00eb grupit ROR: \u201cHendeku, kurrikula dhe zbatueshm\u00ebria e saj\u201d, nj\u00eb raport q\u00eb solli t\u00eb dh\u00ebna interesante realizuar nga pyet\u00ebsor\u00ebt me f\u00ebmij\u00eb dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs mbi temat si:niveli i informimit p\u00ebr kurrikulat e reja m\u00ebsimore, q\u00ebndrimet e nx\u00ebn\u00ebs\u00ebve dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve rreth mbajtjes ose jo t\u00eb or\u00ebs s\u00eb kujdestaris\u00eb, ngarkes\u00ebs s\u00eb orarit m\u00ebsimor dhe t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb periudh\u00eb testesh, etj.<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #ff0000;\">\u201cUdh\u00ebheqja e nj\u00eb mandati n\u00eb ROR ishte p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb dinamike dhe mbi t\u00eb gjitha unike n\u00eb ofrimin e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e grupit dheme organizatat mb\u00ebshtet\u00ebse, si dhe me akter\u00ebt institucional\u00eb q\u00eb kishim n\u00eb fokus.<\/span><\/strong><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><em>Motoja e Trin\u00ebs n\u00eb vitin 2018 si pjes\u00eb e Komisionit p\u00ebr Monitorim t\u00eb Teksteve Shkollore t\u00eb ROR.<\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb tetorit t\u00eb atij viti nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme aq sa p\u00ebr ROR-in edhe p\u00ebr vendin, ishte Java Europiane e Veprimit p\u00ebr Vajza (anglisht: European Week of Action for Girls) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nga votimi i an\u00ebtar\u00ebve un\u00eb u zgjodha p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar grupin dhe Kosov\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb mesin e shum\u00eb shteteve t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Kjo ngjarje e cila organizohet \u00e7do vit nga nj\u00eb koalicion i gjer\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb Save the Children, ka p\u00ebr q\u00ebllim lobimin direkt t\u00eb delegateve vajza nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb BE-s\u00eb dhe jo vet\u00ebm, tek institucionet e k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><em>Trina para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Parlamentit Europian n\u00eb Bruksel, Belgjik\u00eb gjat\u00eb Jav\u00ebs Europiane t\u00eb Veprimit p\u00ebr Vajza - 2018.<\/em><\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se n\u00eb maj t\u00eb 2019-t\u00ebs do t\u00eb mbaheshin zgjedhjet e Parlamentit Evropian, agjenda e jav\u00ebs ishte e dizajnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb 27 vajzat delegate t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebrkonin rritjen e angazhimit t\u00eb eurodeputet\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e vajzave bot\u00ebrisht. Andaj gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Bruksel kam pasur nderin t\u00eb ngris z\u00ebrin rreth r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb vajzave n\u00eb vendimmarrje gjat\u00eb takimeve n\u00eb Parlamentin Evropian me deputet\u00ebt si: Anna Maria Corazza Bildt (deputete suedeze dhe kryesuese e grupit p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Parlamentin Evropian), Julie Ward (deputete angleze, an\u00ebtare e delegacionit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me Bosnj\u00ebn e Hercegovin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn, dhe an\u00ebtare e grupit p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve), si dhe Nathalie Griesbeck (deputete franceze dhe z\u00ebvend\u00ebs-kryetare e grupit p\u00ebr t\u00eb drejta e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Parlamentin Evropian). Po ashtu, takim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua ishte ai me zyrtar\u00eb t\u00eb Deskut p\u00ebr Kosov\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Komisionit Evropian, t\u00eb cil\u00ebt u ndan\u00eb tejet t\u00eb k\u00ebnaqur me informimin p\u00ebr ekzistimin dhe kontriboutin q\u00eb ROR-i b\u00ebnte n\u00eb Kosov\u00eb. Java u p\u00ebrmbyll me sh\u00ebnimin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb F\u00ebmij\u00ebs Vajz\u00eb \u2013 11 tetorin n\u00eb nj\u00eb aktivitet q\u00eb mblodhi njer\u00ebz nga profile t\u00eb ndryshme por me q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb vajzave.<\/p>\n<p><em>Trina s\u00eb bashku me disa eurodeputete t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb tet\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr mua padyshim q\u00eb Java Europiane e Veprimit p\u00ebr Vajza mbetet nj\u00eb nga eksperiencat e mia m\u00eb t\u00eb bukura dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe mbi supe, sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb po e p\u00ebrfaq\u00ebsoja z\u00ebrin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vendit tim n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe po ashtu edhe vet pjes\u00ebmarrja e Kosov\u00ebs ishte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe nderit t\u00eb takimit t\u00eb dhjet\u00ebra vajzave q\u00eb as q\u00eb do e imagjinoja q\u00eb do ndanim aq shum\u00eb gj\u00ebra dhe sfida t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb takimit me dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb dhe organizatave me nam bot\u00ebror q\u00eb me kureshtje dhe seriozitet d\u00ebgjonin idet\u00eb dhe shqet\u00ebsimet e mia si nj\u00eb vajz\u00eb kosovare, p\u00ebrvoja n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje ka rritur form\u00ebsimin tim si avokuese p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve. Nd\u00ebrkaq pas kthimit nga Brukseli, n\u00eb ueb-faqen e Save the Children u publikua blogu im n\u00eb lidhje me eksperienc\u00ebn si delegate atje dhe pjes\u00eb e ROR-it, si dhe p\u00ebrgjat\u00eb fest\u00ebs s\u00eb 8 Marsit duke u ftuar t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb kampanj\u00ebn virtuale t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit pyetje ndaj kandidat\u00ebve p\u00ebr kryesues t\u00eb Parlamentit Evropian, pata rastin t\u00eb marr p\u00ebrgjigjen nga kandidati i at\u00ebbotsh\u00ebm Franz Timmermans (deputet i Partis\u00eb Social-demokrate) mbi at\u00eb se \u00e7ka kryesuesit potencial\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin p\u00ebr vajzat q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetet joan\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigja e eurodeputetit Franz Timmermans n\u00eb llogarin e tij n\u00eb rrjetin social Twitter lidhur me pyetjen e Trin\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p>Sigurisht se angazhimi im n\u00eb Grupin ROR nuk u ndalua me kaq. N\u00eb 20 N\u00ebntorin (Dita Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve) e 2018-t\u00ebs ROR-i ishte protagonisti i takimit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend - i cili mbahej nj\u00eb vit pas miratimit t\u00eb Rezolut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve nga vet f\u00ebmij\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe dor\u00ebzimit t\u00eb tij tek Kryeministri dhe Kryeparlamentari i vendit \u2013 por q\u00eb karakteristik\u00eb e k\u00ebtij viti ishte k\u00ebrkimi i nj\u00eb llogaridh\u00ebnie rreth realizimit t\u00eb k\u00ebsaj rezolute ndaj pes\u00eb (5) ministrave t\u00eb digastereve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb; Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb; Ministria e Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb), kryeparlamentarit dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, ambasadores s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, kam pasur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb kem fjal\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb delegacionit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb shpreh sfidat, pengesat dhe ndjenj\u00ebn e t\u00eb qenurit f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Takimi p\u00ebrpos q\u00eb u p\u00ebrcoll me shum\u00eb v\u00ebmendje nga mediat dhe t\u00eb pranishmit, p\u00ebr mua u b\u00eb sukses i ve\u00e7ant\u00eb me shp\u00ebrndarjen e fjalimit tim n\u00eb median sociale t\u00eb Facebook-ut, gj\u00eb q\u00eb padyshim se i dha r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur sh\u00ebnimit t\u00eb 20 N\u00ebntorit t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p><em>Trina duke kryesuar delegacionin e f\u00ebmj\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs m\u00eb 20 n\u00ebntor 2018.<\/em><\/p>\n<p>20 N\u00ebntorin e paraprin edhe sh\u00ebnimi i 1 Qershorit i cili gjat\u00eb vitit 2018 u sh\u00ebnua jo nj\u00eb dit\u00eb, por pes\u00eb (5) dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs \u201c\u00c7do dit\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb 1 Qershori\u201d dhe ku p\u00ebrplot pes\u00eb dit\u00ebve u organizuan aktivitete n\u00eb komuna t\u00eb ndryshme dhe u kuror\u00ebzua me udh\u00ebheqjen e takimit me Kryeministrin e vendit me rastin e lansimit t\u00eb Strategjis\u00eb Nacionale p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p><em>Trina duke udh\u00ebhequr takimin e ROR-it me Kryeministrin e Kosov\u00ebs Z. Ramush Haradinaj (Qershor, 2018).<\/em><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje tjet\u00ebr me plot r\u00ebnd\u00ebsi vazhdon t\u00eb mbetet ndryshimi klimatik dhe problemet e mjedisit, p\u00ebr t\u00eb cilat ROR-i ka reaguar me koh\u00eb. Gjat\u00eb marsit t\u00eb 2019-t\u00ebs kur \u00e7do t\u00eb premte po organizoheshin bot\u00ebrisht protestat #FridaysforFuture, l\u00ebvizje e filluar nga aktivistja 17 vje\u00e7are Greta Thunberg, ROR-i organizoi marshin e par\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb i cili u mbajt n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs me f\u00ebmij\u00eb q\u00eb mbanin parullat me mesazhe p\u00ebr mbrojtjen e planetit ton\u00eb. Jam e lumtur q\u00eb kam qen\u00eb pjes\u00eb e ekipit inicues dhe kemi realizuar k\u00ebt\u00eb aktivitet i cili sadopak rr\u00ebmbeu v\u00ebmendjen e kalimtar\u00ebve n\u00eb sheshet e qytetit, mediave dhe pik\u00ebsynimit ton\u00eb, Qeveris\u00eb dhe Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, aty ku ne u ndal\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhet dhe k\u00ebrkesat tona si f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p><em>Mesazhi i Trin\u00ebs gjat\u00eb marshimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit (Mars, 2019).<\/em><\/p>\n<p>Nga prilli i 2019-t\u00ebs eksperienca ime me ROR-in mori nj\u00eb tjet\u00ebr dimension, at\u00eb t\u00eb t\u00eb qenurit mentore e grupit. Kjo sepse me mbushjen e mosh\u00ebs madhore an\u00ebtar\u00ebsia e rregullt kalohet n\u00eb at\u00eb vullnetare apo n\u00eb detyr\u00ebn e mentorit. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb vazhdoj akoma ta zhvilloj dhe mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb e k\u00ebndshme dhe prej nj\u00eb k\u00ebndi tjet\u00ebr, nga angazhimi direkt n\u00eb dh\u00ebnie dhe realizim t\u00eb ideve n\u00eb p\u00ebrkrahje dhe p\u00ebrcjellje t\u00eb tyre. S\u2019mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur q\u00eb energjia e mir\u00eb q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb ROR \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrs\u00ebritshme, aty un\u00eb ndihem si n\u00eb sht\u00ebpi dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ne jemi nj\u00eb familje e cila \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po rritemi me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb entuziasmuar, dhe kjo m\u00eb b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se krenare.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur, mesazhi q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebr\u00e7oja tek f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb konkretizohet me shembullin tim: t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmiu me pak besim n\u00eb vete se mund t\u00eb ndryshonte parkun apo pasuronte bibliotek\u00ebn e shkoll\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb avokuese q\u00eb merr pjes\u00eb dhe angazhohet me p\u00ebrkushtim n\u00eb p\u00ebrpilimin e politikave n\u00eb nivelin komunal dhe shtet\u00ebror, q\u00eb avokon n\u00eb avancimin e atyre t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb takon zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe jo vet\u00ebm, apo udh\u00ebheq\u00eb dy seanca t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn plenare t\u00eb Kuvendit dhe shum\u00eb t\u00eb tjerave n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #ff0000;\">\u201cE gjith\u00eb eksperienca ime prej tashm\u00eb gjasht\u00eb vitesh p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa dokumentim fotografish apo mbajtje sh\u00ebnimesh, \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka un\u00eb jam sot, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb ka kanalizuar n\u00eb zgjedhjen e karrier\u00ebs dhe lejuar t\u00eb zhvillohem n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat.<\/span><\/strong><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p>Rritja e till\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptoj se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrtej t\u00eb th\u00ebnit klisheist, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahja. P\u00ebrkrahja q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb hershme \u00ebsht\u00eb faktor p\u00ebrcaktues n\u00eb individin q\u00eb prodhojm\u00eb si shoq\u00ebri andaj investimi tek f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i men\u00e7ur shtet\u00ebror dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht themelor p\u00ebr mbar\u00ebrritjen e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebrkthyer ndryshe si realizim i t\u00eb drejtave, t\u00eb cilat me shum\u00eb pasion t\u00eb gjith\u00eb gjeneratat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Grupit ROR dhe un\u00eb, i k\u00ebrkojm\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebsoni rreth projekteve dhe nismave tona t\u00eb fundit q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pozitiv<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":7787,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"give_campaign_id":0,"_themeisle_gutenberg_block_has_review":false,"footnotes":""},"categories":[84],"tags":[],"class_list":["post-7854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7854"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7860,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7854\/revisions\/7860"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7787"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}