{"id":7852,"date":"2021-01-18T11:00:56","date_gmt":"2021-01-18T11:00:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ror-rks.net\/?p=7852"},"modified":"2024-05-06T11:30:28","modified_gmt":"2024-05-06T11:30:28","slug":"synonyms-use-of-free-time-passion-and-ror-from-fleta-mujaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/blog\/synonyms-use-of-free-time-passion-and-ror-from-fleta-mujaj\/","title":{"rendered":"Sinonimet - Shfryt\u00ebzimi i koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, pasion dhe ROR nga Fleta Mujaj"},"content":{"rendered":"<h2>Sinonimet - Shfryt\u00ebzimi i koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, pasion dhe ROR nga Fleta Mujaj<\/h2>\n<p>Fleta Mujaj \u00ebsht\u00eb aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve dhe vullnetare e grupit ROR. Ajo \u00ebsht\u00eb 18vje\u00e7are, vjen nga Peja dhe studion n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb Fakultetine Inxhinieris\u00eb Elektrike dhe Kompjuterike.<\/p>\n<p>Q\u00eb tash e disa vite, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs sime e kam investuar n\u00eb pun\u00eb vullnetare p\u00ebrmes grupeve e organizatave rinore, duke trajtuar \u00e7\u00ebshjten e mbrojtjes t\u00eb s\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #ff0000;\">\u201cPuna me ROR \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb sime dhe p\u00ebrve\u00e7 se m\u00eb b\u00ebn mua t\u00eb ndihem mir\u00eb, ndikon pozitivisht edhe n\u00eb shoq\u00ebri. Shpesh e them q\u00eb Fleta para e pas ROR-it, nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta. P\u00ebrmes aktiviteteve e q\u00ebllimeve t\u00eb realizuara nga grupi yn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme kam akumuluar p\u00ebrvoja e aft\u00ebsi t\u00eb ndryshme q\u00eb tash jan\u00eb pjes\u00eb e imja.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em>Motoja e Flet\u00ebs n\u00eb vitin 2018 si pjes\u00eb e e Komisionit p\u00ebr Monitorim t\u00eb Teksteve Shkollore t\u00eb ROR.<\/em><\/p>\n<p>Si nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrvojat m\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebse e konsideroj udh\u00ebheqjen e ROR-it. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb nder e privilegj, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe. Sidomos gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar kur \u00e7do aktivitet u realizua n\u00eb kushte t\u00eb reja, n\u00eb koh\u00eb pandemie. Nj\u00eb koh\u00ebq\u00eb e testoj fuqin\u00eb ton\u00eb organizative e bashk\u00ebpunuese, fleksibilitetin ton\u00eb n\u00eb pun\u00eb e k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr sukses.<\/p>\n<p>Kur forma e pun\u00ebs ndryshoj rr\u00ebnj\u00ebsisht, realizimi i q\u00ebllimeve, ngjarjeve e aktiviteteve shpesh nuk p\u00ebrkoi me suksesin e synuar. Kjo e vuri n\u00eb pah edhe m\u00eb shum\u00eb kreativitetin e grupit p\u00ebr organizimin e aktiviteteve t\u00eb reja n\u00eb form\u00eb virtuale, duke u munduar q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb di\u00e7ka interesante p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e Kosov\u00ebs. Edhe pse n\u00eb kushte jo t\u00eb zakonshme, an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb inicuan si dhe ishin t\u00eb ftuar n\u00eb ngjarje t\u00eb ndryshme lokale, qendrore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Nj\u00eb pjes\u00eb e videos ku Fleta paraqet shqet\u00ebsimin e saj lidhur me m\u00ebsimin online gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb karantin\u00ebs (Qershor, 2020).<\/em><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb s\u00eb ne punojm\u00eb n\u00eb interest t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, inicimi apo pjes\u00ebmarrja n\u00eb evente frytdh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne. Prandaj n\u00eb cdo hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb e kemi,reflektojm\u00eb t\u00eb arriturat dhe mbledhim koncepte e ide t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb pasurojm\u00eb planin e pun\u00ebs dhe m\u00ebnyrat tona t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr aktivtetet me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vecant\u00eb p\u00ebr ne si grup si dhe p\u00ebr vendin \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrjae ROR n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga zyra e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Gjenev\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 30vjetorin e miratimit t\u00eb Konvent\u00ebs mbi t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve. Ngjarja filloi m\u00eb 18 n\u00ebntor 2019 dhe zgjati gjith\u00ebsej tre dit\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb salla t\u00eb ndryshme t\u00eb objektit, zhvilloheshin paralelisht tryeza diskutuese, pun\u00ebtori e aktivitete t\u00eb ndryshme p\u00ebr promovimine mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Pjes\u00ebmarrja aktive e t\u00eb rinj\u00ebve n\u00eb vendimmarrje, dhuna, puna dhe keqtrajtimi i personave n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vjecare,ishin disa prej temave q\u00eb u trajtuan m\u00eb holl\u00ebsisht.<\/p>\n<p><em>Fleta dhe Fati para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Gjenev\u00eb, Zvic\u00ebr (N\u00ebntor, 2019).<\/em><\/p>\n<p>Vende nga e gjith\u00eb bota, t\u00eb prezantuara nga zyrtar\u00eb e f\u00ebmij\u00eb aktivist n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebrmes paneleve t\u00eb ndryshme diskutuese, adresuan problemet e tyre tek udh\u00ebheq\u00ebsit e shteteve p\u00ebrkat\u00ebse. Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre shteteve e organizata t\u00eb ndryshme me ndikim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, u zotuan q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb konvent\u00ebn dhe premtuan fokusin e tyre n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e c\u00ebshtjeve preokupuese p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p><em>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e konferenc\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebnimin e 30 vjetorit t\u00eb KDF me mesazhe n\u00eb disa gjuh\u00eb lidhur me t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve (N\u00ebntor, 2019).<\/em><\/p>\n<p>Dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb konferenc\u00ebs, n\u00eb sall\u00ebn \u201cThe Human Rights and Alliance of Civilizations Room\u201d u zhvillua paneli diskutues mbi tem\u00ebn \u201cPjes\u00ebmarrja aktive e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse\u201d. S\u00eb bashku me zyrtar t\u00eb OKB-s\u00eb e t\u00eb rinj\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb lobojn\u00eb n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, e ftuar isha edhe un\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebtij paneli, perve\u00e7 t\u00eb tjerash, u diskutuan edhe ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, sa i p\u00ebrket zbatimit t\u00eb KDF-s\u00eb e mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ngjarjes shfryt\u00ebzova mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb takoj t\u00eb rinj\u00eb nga e gjith\u00eb bota, me shumic\u00ebn prej t\u00eb cil\u00ebve ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pasion e shpesh kryejm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb, n\u00eb rrethana krejt t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs, ende takohemi virtualisht p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar data t\u00eb vecanta e p\u00ebr t\u00eb trajtuar iniciativa t\u00eb ndryshme. P\u00ebrvec aktivist\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb,takova zyrtar\u00eb t\u00eb departamenteve t\u00eb ndryshme t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Gjenev\u00eb, e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me t\u00eb cil\u00ebt gjer\u00ebsisht biseduam p\u00ebr \u00e7\u00ebshjtet e t\u00eb rinj\u00ebve dhe mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi mes promovuesve t\u00eb s\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Kjo nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte edhe form\u00eb e reflektimit t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb tash e disa vite, si dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb akumuluar ide p\u00ebr qasje n\u00ebfusha n\u00eb t\u00eb cilat nuk kemi punuar mjaftuesh\u00ebm ose q\u00eb na duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb.<\/p>\n<p><em>Ekipi i Kosov\u00ebs s\u00eb bashku me drejtoresh\u00ebn ekzekutive t\u00eb Save the Children International, Znj. Inger Ashing.<\/em><\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimet mes aktivist\u00ebve dhe organizatave pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, vazhdojn\u00eb n\u00eb trajta t\u00eb ndryshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante. P\u00ebr sh\u00ebnimin e 31 vjetorit t\u00eb miratimit t\u00eb KDF-s\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb koh\u00eb pandemie, Save the Children zhvillojnj\u00eb uebinar me pjes\u00ebmarr\u00ebs nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. K\u00ebtu ishim t\u00eb ftuaredhe ne si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb eventin e zhvilluar nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt. Un\u00eb m\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie pranova ftes\u00ebn q\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij uebinari, specifikishtdiskutimin mes f\u00ebmij\u00ebve nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs me drejtoresh\u00ebn ekzekutive t\u00eb Save the Children International, Inger Ashing.<\/p>\n<p><em>Fleta duke udh\u00ebhequr diskutimin e f\u00ebmij\u00ebve me drejtoresh\u00ebn e Save the Children International, Znj. Inger Ashing (N\u00ebntor, 2020).<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion f\u00ebmij\u00ebt aktivist, k\u00ebrkuan llogari nga Save the Children p\u00ebr realizimin e zotimeve t\u00eb premtuara nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt, si dhe shprehen shqet\u00ebsimet e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme q\u00eb i shqet\u00ebsojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e vendeve t\u00eb tyre si arsimi, sh\u00ebndetsia, puna n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, etj. Sigurisht, bashk\u00ebpunimet\u00eb tilla p\u00ebr sh\u00ebnimin e datave me ngjarje frytdh\u00ebn\u00ebse, pritet t\u00eb ndodhin edhe viteve n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb aktivitete lobuese p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, \u00ebsht\u00eb \u00e7do her\u00eb eksperienc\u00eb e mir\u00eb dhe e nevojshme. Nj\u00eb vend si Kosova, ku t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebrfaqesojn\u00eb shumic\u00ebn e popullsis\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr ide e qasje t\u00eb reja n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. Aktivizimi, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes t\u00eb s\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, por n\u00eb \u00e7far\u00ebdo l\u00ebvizje q\u00eb i sjell\u00eb t\u00eb mira komunitetit, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb procesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb vetvetes. Gjat\u00eb pun\u00ebs me njer\u00ebz q\u00eb ndajn\u00eb pasione e q\u00ebllime t\u00eb nj\u00ebjta, p\u00ebrvec socializmit, njeriu pasurohet edhe profesionalisht. P\u00ebrmes procesit t\u00eb identifikimit t\u00eb nj\u00eb problemi n\u00eb shoq\u00ebri, e gjetjes s\u00eb zgjidhjes, nj\u00eb person m\u00ebson p\u00ebrvec t\u00eb tjerash, edhe p\u00ebr veten dhe aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb posedon.<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #ff0000;\">\u201c<\/span><\/strong><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Si veprojm\u00eb ne, \u00e7far\u00eb na ngjall\u00eb interes e m\u00ebnyra sesi i qasemi bot\u00ebs q\u00eb na rrethon, na b\u00ebn\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb ndrysh\u00ebm e t\u00eb vecant\u00eb. Prandaj, investimi i koh\u00ebs dhe i energjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndihesh mir\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndihmon t\u00eb tjer\u00ebt rreth teje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb \u00e7do nj\u00ebri prej nesh duhet ta posedoj. Sidomos t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ende jan\u00eb t\u00eb proces e sip\u00ebr t\u00eb gjetjes apo nd\u00ebrtimit t\u00eb vetvetes.\u201d<\/strong><\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebsoni rreth projekteve dhe nismave tona t\u00eb fundit q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pozitiv<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":7787,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"give_campaign_id":0,"_themeisle_gutenberg_block_has_review":false,"footnotes":""},"categories":[84],"tags":[],"class_list":["post-7852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7852"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7852\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7853,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7852\/revisions\/7853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7787"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ror-rks.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}