Drion Shaqiri - anëtar i grupit ROR, nderohet me mirënjohje nga Komuna e Gjilanit

Drion Shaqiri - anëtar i grupit ROR,  është nderuar me Mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, si "I Dalluari i Vitit 2020-2021 në fushën e avokimit për të drejtat e fëmijëve".

 

Drioni është Kryetar i Komisionit për Arsim në grupin ROR dhe Mentor i Përgjithshëm i Asamblesë Komunale të Fëmijëve - Gjilan. Ai vijon mësimet në klasën X në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” dhe punën avokuese e ka filluar që nga zgjedhja e tij si Asambleist.

 

Drioni gjithashtu është edhe fitues i shumë çmimeve në gara të shkencave natyrore, shoqërore dhe artit muzikor si dhe fitues i projekteve të ndryshme me ndikim në përmirësimin e cilësisë në arsim, të drejtat e fëmijëve dhe vetëdijësimin e shoqërisë. 

Lajme