Rreth Nesh

Respektoni të Drejtat Tona – Respect Our Rights (ROR)

Grupi ROR (Respect Our Rights) është grup i përbërë prej 24 fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, të moshave 14-17 vjeç, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Grupi monitorues i fëmijëve është themeluar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve – Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”.

Grupi ROR, do të bëjë monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve vendore të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Grupi ROR do të nxjerrë edhe raporte në nivel shteti të cilat do të pasqyrojnë zbatimin e KDF-së dhe ligjeve vendore dhe situatën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve.

Lajme

09.10.2019

Rea Sylejmani do të flet në Parlamentin Europian duke ju drejtuar Eurodeputetëve për çështjen e vajzat në Kosovë dhe më gjerë

Ne kuadër të Javës së Veprimit për Vajzat dhe Gratë, Rea Sylejmani, anëtare e Respect Our Right - ROR do të flet në Parlamentin Europian për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në shoqëri duke ju drejtuar Eurodeputetëve për të ngritur çështje të rëndësishme për vajzat në gratë në Kosovë dhe më gjerë. Kjo ngjarje po shënohet nga Save the Children...