U mbajt takimi për dëgjime buxhetore në Komunën e Pejës ku pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e ROR

Disa nga çështjet e ngritura nga këto grupe të fëmijëve ishin:
• Te respektohet rregullorja e aprovuar nga K.K. ‘’Komuna mike përfëmijë’’ dhe kërkesat dhe obligimet ndaj tyre mos të anashkalohen
• Të vendosen pjerrinat për qasjen e fëmijëve me nevoja te veçanta nëpër të gjitha institucionet e sidomos ne shkolla
• Të ketë lojëra te përshtatshme për fëmije me nevoja te veçanta në parqe të fëmijëve,
• Të ketë asistent në shkolla si ndihmës i fëmijëve me nevoja te veçanta,
• Të ketë Barna esencialepa pagesë për fëmijë në të gjitha barnatoret
• Inspektimi më i shpeshte i pastërtisë së shkollave dhe furnizimi i çdo shkolle me mjete të nevojshme sanitare,
• Shkolla të përshtatshme pa pagese për gjetjen dhe zhvillimin e talenteve,
• Te përfshihen te gjithë fëmijët e te gjitha moshave nga klasa e parë gjer ne klasën e nëntë ne transportin për në shkollë dhe anasjelltas i cili është i siguruar edhe me ligj prej distancës 3,9km, gjithashtu kytransport të jetë i sigurte dhe jo i mbingarkuar.
• Mirëmbajtja e nënkalimeve ekzistuese për te qenë fëmijët e sigurte sepse nga reshjet ato bëhen te pashfrytëzuara.
• Në disa shkolla ku është i dëmtuar inventari shkollorë te zëvensohet me inventarë të ri
• ROR gjithashtu kërkoj qe te behet edhe një analize e buxhetit tendare për fëmijët për te pare se çfarë shume është ndare dhe a ështëshfrytëzuar ajo shume ne fushat te cilat kane nevoje.
Këto ishinvetëm disa nga kërkesat te cilët këto grupe te fëmijëve i shpalosën prej kërkesave të shumta të cilat ata i kanë identifikuar.
Fëmijët morën premtime se këto kërkesa do të zënë vend në planifikimin e ardhshëm buxhetorë

Lajme

09.10.2019

Rea Sylejmani do të flet në Parlamentin Europian duke ju drejtuar Eurodeputetëve për çështjen e vajzat në Kosovë dhe më gjerë

Ne kuadër të Javës së Veprimit për Vajzat dhe Gratë, Rea Sylejmani, anëtare e Respect Our Right - ROR do të flet në Parlamentin Europian për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në shoqëri duke ju drejtuar Eurodeputetëve për të ngritur çështje të rëndësishme për vajzat në gratë në Kosovë dhe më gjerë. Kjo ngjarje po shënohet nga Save the Children...