Trina Hoti është duke përfaqësuar Kosovën në Javën Evropiane për të Drejtat e Vajzave

 

Jemi shumë të gëzuar të ju njoftojmë se Trina Hoti (kryetare e grupit të udhëhequr nga fëmijët ‘Respektoni të Drejtat Tona’ - ROR), është duke përfaqësuar Kosovën në Javën Evropiane për të Drejtat e Vajzave.

 

\"\" 

 

Kjo ngjarje, që po mbahet në Bruksel nga data 8 deri më 12 tetor, është organizuar nga Save the Children, së bashku me organizata të tjera të shoqërisë civile me mbështetje nga Institucionet Evropiane dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

 

\"\" 

 

Gjatë kësaj jave, Trina, së bashku me 27 delegatë të rinj nga e tërë bota do të kenë mundësinë të bisedojnë me vendimmarrësit e BE-së, për të adresuar atë që duhet bërë për të kapërcyer pengesat me të cilat vajzat ballafaqohen në vendin e tyre dhe të sigurojnë që të drejtat e tyre të respektohen, mbrohen dhe përmbushen.

Më konkretisht, të mërkurën, Trina do të prezantojë dhe diskutojë çështjet me të cilat ballafaqohen vajzat në Kosovë në fushën e edukimit, me deputetët e grupit për të drejtat e fëmijëve të parlamentit evropian.

 

\"\" 

 

Përgatitjet për një takim kaq të rëndësishëm tashmë kanë filluar me punëtorinë tërë-ditore mbi avokimin dhe ngritjen e kapaciteteve që u mbajt dje.  

Lajme