Të drejtat e grave fillojnë me të drejtat e vajzave, shkruan Trina Hoti (ROR)

Po të radhisnim momentet më kulmore të standardit të lumturisë tëcilat i konsumojmë në filmat, serialet dhe librat që na rrëmbejnë menarracionet e thurura bukur, shkëlqimi i syve do i takonte lindjes sëfëmiut që më shumë se fitimin e titullit “prind”, portretizonpërplotësimin më kuptimplotë dhe të çmuar të individit. Por jashta kësaj kornize të lumturisë, rritja e fëmiut është një proces i gjatë dhe imundimshëm për nga përgjegjësia, që mund të kuptohet drejt ose jovarësisht nga arsimimi i prindërve, prindërimi që ata do ta zhvillojnëdhe ndikimi i modelit të tij nga ajo çka kanë përjetuar gjatëfëmijërisë, gjendja ekonomike e familjes, kultura, vetëdijësimi dherrethanat shoqërore në përgjithësi.

Kjo duket të jetë sfida e rritjes së fëmijëve veçse kur bëhet fjalëpër rritjen e vajzave, në një mënyrë apo tjetër terreni i sfidaveashpërsohet. Ilustrimin për këtë mund ta fillojmë nga çasti kur lajmipër gjininë e foshnjës që rezulton me vajzë, nuk del të jetë më imirëprituri i mundshëm; kur rritja e vajzave të cilat kanë vetëm njëvëlla në familje përcillet me zbatimin e rregullit të pashkruar në tëcilin kujdesi ndaj vëllaut duhet të jetë i veçuar dhe pakrahasimisht më i madh se ndaj motrave; kur vajzat emërtohen me emrin e njëjtë të së ëmës apo me emrin “Shkurtë” meqë besohet se kështu do të lindë një djalë pas saj; kur vajzat edukohen që të mbajnë qëndrime të caktuara, të mosthonë këtë apo të bëjnë atë; kur habitati i lojës dhe dëfrimit bëhetloja me kukullat për vajzat, dhe me makinat e armët për djemtë; kurvajzat përkëdhelen nga gjyshërit me fjalët “djali” e “trimi im”; kurvajzat disiplinohen të bëjnë punët e shtëpisë e të kthehen me kohë kurdalin jashtë; kur vajzat duhet të përpiqen shumëfish më shumë për tëdëshmuar aftësinë në një fushë historikisht të pushtuar nga gjiniatjetër; pra, ku të jesh vajzë në Kosovë nuk është e lehtë.

Ndërtimi i identiteteve të vajzave në një frymë të tillë të edukimitdhe modelimit të sjelljes, përpos që formëson vetëbesimin dheprojektimin e vetes në nivelin individual, prodhon dianamikë shoqëroreqë shkel të drejtat e vajzave sot dhe ato të grave nesër. Kjo meqë tëdrejtat e grave filojnë me të drejtat e vajzave, dhe një vajzë që rritet duke parë të ëmën çdo herë të pabuzëqeshur e me shenja mbi lëkurën esaj, frikësohet ta adresojë dhunën që përjeton nga bashkëshorti i sajnesër; një vajzë që rritet në ambientin e rëndësisë së martesës,braktisë shkollimin e saj për ta realizuar këtë “obligim” nesër; njëvajzë që jeton në varfëri dhe dhunë ekonomike nga babai i cili është ivetmi që i lejohet të sigurojë ushqimin në shtëpi, nuk beson nëpunësimin e saj nesër.

Botërisht, vajzat janë grupi më i cënuar për faktin e të qenuritvajzë dhe në moshë të re. Kurse po të shtonim faktorët e tjerë sivarfëria, përkatësia etnike apo aftësia e kufizuar në një ambient kumbizotërojnë stereotipet gjinore dhe strukturat e pabarabarta tëpushtetit, disavantazhi i të qenurit vajzë bëhet i frikshëm. Vajza tëtilla ka me dhjetëra mijëra në Kosovë. Shumë prej sosh nuk kanë as idenë se kjo gjendje është e papranueshme, e shumë të tjera detyrohen tëaktrojnë për të pranuar një realitet të tillë. Në anën tjetër,ndryshimet e promovuara kryesisht me natyrë sporadike janë tëpërqendruara në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha duke krijuar një hendek të ofrimit të mundësive për shkak të pozicionit gjeografik.

E gjithë kjo nxjerr në pah rëndësinë e investimit të qëndrueshëm dheserioz ndaj më shumë se 50 për qind të popullatës në Kosovë, e qëfatkeqësisht nuk ndodhë. Institucionet vendimmarrëse bëjnë shumë nëteori, e pak në praktikë për gratë. Në diskursin publik për gratë flitet vetëm kur publikohen lajmet e vrasjeve të tyre dhe dëgjohen vetëm nëshënimet e ditëve ndërkombëtare të tyre. Barazia gjinore duhet tëarrihet përtej fotografive e publikuara në mediat sociale; përfshirja egrave në vendimmarrje duhet të jetë përtej vendimeve rreth punëve tështëpisë; edukimi i djemve duhet të jetë po aq i rëndësishëm sa ivajzave. Kjo sepse të drejtat e vajzave dhe grave janë të nevojshme përtë gjithë, dhe për një funksionim të shëndetshëm të shoqërisë.

 

Lajme

20.11.2020

Takimi virtual i Grupit ROR me anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Takimi virtual i Grupit ROR me anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës, për të dëgjuar idetë, vizionet dhe shqetësimet tona, lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në arsimimin e fëmijeve dhe ndryshimet që ne duam të shohin në arsim.