ROR paraqet përvojën e vet për fëmijët nëpër komuna

Për të parë se sa respektohen të drejtat e fëmijëve nëpër shkolla Grupi ROR gjatë muajit tetor ka vizituar shkollat në komunat Pejë, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan. Në këto vizita ata kanë këmbyer përvoja me fëmijët nga këto komuna dh i kanë mbështetur ata në monitorimin e zbatimit të të drejtave të tyre në këto komuna.

Këto vizita kanë treguar rezultate të suksesshme, kanë arritur qëllimin që Asambleja e fëmijëve , konkretisht udhëheqësia e fëmijëve nëpër shkolla që në Kosovë ekziston një grup e përbërë nga fëmijët për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Anëtarët e ROR janë treguar të hapur për të trajtuar çfarëdo problemi që shfaqet. Fëmijët e vizituar nga ROR kanë marrë nga një kopje të raportit “Realiteti ynë”, që është hartuar nga vet grupi, nga e cila mund të mësojnë mjaft gjëra dhe të njohin mundësitë për bashkëpunim me grupin ROR. Ata janë ndarë të kënaqur që tashmë kanë një adresë ku mund të shprehin pakënaqësitë e veta.

Anëtarët e grupit ROR kanë premtuar që do të angazhohen me aq sa munden që t’u dalin ballë kërkesave të të gjithë fëmijëve të Kosovës që drejtohet për ndihmë

Lajme

10.10.2020

Rea Sylejmani përfaqësuese e Kosovës në eventin Virtual për nder të ditës ndërkombëtare të vajzës 2020.

Në dialogun ndër-brezor ndërkombëtar, zërat e vajzave nga Kosova do t'i përfaqësojë antarja e grupit Respect Our Right - ROR , Rea Sylejmani e cila për këtë dialog u shpreh se: ''Ky dialog do te jete nje mundesi e mrekullueshme per çdo vajze kudo që ndodhet. Pres që kerkesat tona të ndëgjohen dhe të mirren parasysh. Shpresoj që zeri jonë të perfaqësojë çdo...