Prishtina Half Marathon 2019 iu bashkuan edhe fëmijet nga grupi ROR

Në kuadër të“Prishtina Half Marathon 2019” u mbajt vrapimi për fëmijë me gjatësi 2kilometra.Më shumë se 80 fëmijë të moshave 3-15 vjeç,nga Kosova dhe Shqipëria vrapuan nën moton #RriteMeDashni . Fushata “Rrite me Dashni” implementohet nga Save the Children në partneritet me Ojq “Syri i Vizionit” dhe ka për qëllim të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës ligjore mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijës si dhe ofrimin e metodave alternative të rritjes së fëmijës pa dhunë në të gjitha ambientet.

 

Në mbarëvajtjen e garës së sotme u angazhuan edhe mentorët e Grupit ROR Trina,Arditi dhe Leka të cilët qenë pjesë e ekipit të organizues te Save the Children dhe OJQ Syri iVizionit,kurse poashtu në vrapimin garues morën pjesë dhe anëtaret e Grupit ROR,Valëza dhe Erjona të cilat u nderuan me çertifikatë për pjesëmarrje në gjysmë-maratonën e sotme. 

Lajme