Po mbahet punëtoria dy ditore me fëmijët e grupit monitorues ROR (Respect Our Right)

Punëtoria dy ditore me fëmijët e grupit monitorues ROR (Respect Our Right), përpos grupit ROR të ftuar janë Njësiti për të Drejtat e Fëmijëve në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit - Ombudspersonit.

 

 

Qëllimi i punëtorisë është plotësim ndryshimi i statusit dhe hartimi i një rregulloreje të brendshme për standardizimin e komunikimit të ROR-it, përzgjedhjes dhe përfaqësimin e anëtarëve të ROR-it në aktivitete të ndryshme, si dhe anëtarët e rinjë të grupit ROR do të njoftohen me pjesën tjetër të grupit, të njoftohen me punën, përgjegjësit dhe obligimet në kuadër të grupit ROR.

 

Po ashtu do të hartohet një plan i punës së veprimit në bazë të cilit grupi ROR në bashkëpunim edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit do veprojë gjatë këtij viti.

Kjo punetori organizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.

 

 

Lajme

10.10.2020

Rea Sylejmani përfaqësuese e Kosovës në eventin Virtual për nder të ditës ndërkombëtare të vajzës 2020.

Në dialogun ndër-brezor ndërkombëtar, zërat e vajzave nga Kosova do t'i përfaqësojë antarja e grupit Respect Our Right - ROR , Rea Sylejmani e cila për këtë dialog u shpreh se: ''Ky dialog do te jete nje mundesi e mrekullueshme per çdo vajze kudo që ndodhet. Pres që kerkesat tona të ndëgjohen dhe të mirren parasysh. Shpresoj që zeri jonë të perfaqësojë çdo...