Përvojat e fëmijëve për të drejtat civile dhe politike

Të dashur fëmijë,

Save the Children së bashku me Qendrën për të drejtat e fëmijëve në Universitetin Queen’s në Belfast, po realizon një hulumtim rreth asaj se si perceptojnë fëmijët të drejtat e tyre qytetare si dhe cilat janë pengesat në të cilat fëmijët hasin për ti gëzuar ato plotësisht. Për këtë shkak ne kemi krijuar një pyetësor online për të marrë përgjigjje nga fëmijët (12- 17 vjec) për këto pyetje.

Këto informata do të përfshihen në një hulumtim që synojmë te përdorim për arritjen e ndryshimeve pozitive drejt përmbushjes së të drejtave të fëmijëve.

Pyetjet kanë të bëjnë më :

  • Të drejtën në gëzim të informatave
  • Pjesëmarrje dhe shprehje të lirshme të mendimit
  • Të drejtën në shoqërim
  • Të drejtën për të dalë nga pjesëmarrja në grup


Hyni në këtë link për të plotësuar pyetësorin në formë ANONIME! Gjeni të bashkangjitur formën që duhet të plotësoni: http://resourcecentre.savethechildren.se/library/are-you-involved-things-matter-you

Formën luteni te plotësoni në gjuhën angleze ndërsa përkthimin e tyre në gjuhën Shqipe dhe Boshnjake mund te gjeni në webfaqen e ROR-it (këto përkthime janë vetëm udhëzuese – prandaj mos e plotësoni formën në gjuhën Shqipe apo Boshnjake) Afati I fundit pwr plotësim të formularit është fundi i muajit shkurt.

Udhëzuesi për aplikim – Shqip

Lajme

10.10.2020

Rea Sylejmani përfaqësuese e Kosovës në eventin Virtual për nder të ditës ndërkombëtare të vajzës 2020.

Në dialogun ndër-brezor ndërkombëtar, zërat e vajzave nga Kosova do t'i përfaqësojë antarja e grupit Respect Our Right - ROR , Rea Sylejmani e cila për këtë dialog u shpreh se: ''Ky dialog do te jete nje mundesi e mrekullueshme per çdo vajze kudo që ndodhet. Pres që kerkesat tona të ndëgjohen dhe të mirren parasysh. Shpresoj që zeri jonë të perfaqësojë çdo...