Komunikatë për Media : Reagim ndaj Grevës së Mësimëdhënësve

 

Ne, Grupit Monitorues i Fëmijëve Respect OurRight-ROR,  reagojmë, përmes kësajkomunikate, duke shpreh mendimet dhe shqetësimet tona si fëmijë/nxënës, ndaj grevëssë mësimdhënësve, organizuar nga SBASHK.

 

Grupi monitorues i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, RespectOur Right me anë të  këtij reagimidëshiron të paraqesë qëndrimin kundër grevës së  organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës-SBASHK për shkak se konsiderojmë se nxënësit janë pala mee dëmtuar në këtë situate, gjë që s’do të duhej të lejohej nga kjo sindikatë.

 

Ne, si grup i fëmijëve, theksojmë faktin e pamohueshëm tërëndësisë së mësimdhënësve në  procesinmësimor, rolit të  tyre në  edukimin dhe transmetimin  e dijes tek gjeneratat pasuese dhenjëkohësisht përkrahim kërkesën për plotësimin e të drejtave të tyre legjitimemegjithatë vlerësojmë se greva nuk është instrumenti me  i mire i mundshëm sepse rezulton me dëme temëdha, pasojat e të cilave më së shumti i bartim ne fëmijët/nxënësit.

 

Disa nga dëmet të cilat në një mënyrë ose tjetër janëedhe në vetëdijen e mësimdhënësve që punojnë direkt me ne nxënësit janë:

·      ”Vazhdimi” i ditëve te lira, pa mbajtjen e procesit mësimor mund të ndikojenegativisht ne gatishmërinë e nxënësve për rikthimin ne proces mësimor, e kjomund te pasojë me ulje të performancës fillestare të tyre në këtë periudhemësimore;

·      Koha e rregullt dedikuar shkollës nga shumë nxënës mund të abuzohet e tëqohet dëm;

·      Normalizimi i procesit mësimor do te jetë shumë sfidues për të dy palët;

·      Rritja e dinamikes së orës mësimore do sjellë stres tek nxënësit të cilëtnga limitimi i kohës dhe kërkesa për përmbushjen e planit mësimor do tëpërballen me fluks të rritur të njësive mësimore të shpjeguara përnjëherë;

·      Opsioni i zëvendësimit të ditëve të humbura do të sjellë kaos të madh sepsekjo strategji nuk do të respektohet nga shume nxënës gjë që këta të fundit do tëkenë potencialisht rritje të numrit të mungesave të  paarsyeshme gjë që ka ndodhur edhe me parë;

·      Gjendje aspak favorizuese do kenë edhe semi-maturantët e maturantët e këtijviti shkollor që më së shumti kane nevoje për kohë dhe përgatitje përballafaqimet e ardhshme në testet shtetërore dhe provimet pranuese të universitetevenë arsimin e lartë;

 

Këto të dhëna burojnë nga diskutimet qe anëtarët e GrupitRespect Our Right-ROR kanë zhvilluar andaj do të ishim të lumtur që këto të  dhëna të përfilleshin në aspektin e matjes sëtë mirave apo dëmeve që kjo grevë do të sjelle për ne fëmijët/nxënësit.

Do të ishim edhe më të lumtur që  kjo grevë të mbahej për rritjen e cilësisë së arsimitnë shkollat tona,  e që kjo temë të mosishte vetëm e folur në jetën publike dhe e anashkaluar në  veprime konkrete, sepse arsimi cilësor duhet tëjetë prioritet i të gjithë institucioneve e palëve relevante.

 

Rreth Grupit Respect Our Right-ROR:

Grupi Respect Our Right-ROR është grupi i parë në nivelnacional i përbëre nga fëmijët e moshave 14-17 vjeç, të komuniteteve pakicë dhekomunave të ndryshme në vend.

Grupi ROR përkrahet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritetme Save the Children, zyra në Kosovë.

 

Ju faleminderit!

 

Me respekt,

Grupi Monitorues Respect Our Right-ROR, 

Tel: 044 577 837

E-mail: [email protected]

www.ror-rks.net

Prishtinë,15 janar 2019

  

Lajme