Komunikatë për Media : Lëndët zgjedhore - në interes të fëmijëve apo të mësimdhënësve?

21 dhjetor 2019
Grupi monitorues i fëmijëve Respect our Rights (ROR) sot ka publikuar analizën mbi përzgjedhjen e lëndëve zgjedhore në shkolla.

Hulumtimi i grupit ROR është realizuar me zyrtarët e DrejtoriveKomunale të Arsimit (DKA) në komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë,Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Skenderaj dhe Malishevë.

Kliko këtu për të parë raportin


Në njoftimin për media, thuhet se të dhënat e këtij raporti bëjnë pjesë në vazhdën e hulumtimeve paraprake të grupit ROR, të cilat kanë qenë të fokusuara në të drejtën e fëmijëve në arsim dhe të drejtën nëvendimmarrje, veçanërisht raporti “Realiteti Ynë” (2015) dhe “Hendeku,kurrikula dhe zbatueshmëria e saj” (2018).

“Bazuar në analizimin e të dhënave, grupi ROR ka vërejtur dallimin mes përgjigjeve të nxënësvedhe zyrtarëve të DKA-së. Nga hulumtimet paraprake të grupit ROR tëzhvilluara me nxënës, nxënësit janë përgjigjur se nuk e bëjnëpërzgjedhjen e lëndëve zgjedhore në shkollat e tyre. Përderisa, ngahulumtimi i tanishëm, disa nga zyrtarët e DKA-ve kanë pohuar se nxënësit janë pjesë e përzgjedhjes duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ32/2013. Nga praktika është parë që lëndët zgjedhore organizohen dhepërzgjedhen në atë mënyrë që të plotësohen orët mësimore tëmësimdhënësve. Megjithatë, rekomandohet që MASHT-i duhet të monitorojëdhe t’u ofrojë ndihmë DKA-ve, shkollave dhe mësimdhënësve në drejtim tëzbatimit të këtij udhëzimi administrativ”, thuhet në komunikatën e ROR.
Sipas ROR, ky hulumtim ofron një pamje të realitetit në sistemin earsimit dhe atë se si duhet të bëhet përzgjedhja e lëndëve zgjedhore, si propozohen ato, nga kush dhe si (në realitet) përzgjedhen këto lëndë.

Rekomandimet e tjera, sipas ROR, përfshijnë:

MASHT dhe DKA-të duhet të sigurojnë literaturën bazë dhe materialetkonkretizuese të nevojshme për realizimin e mirëfilltë të lëndëvezgjedhore;

DKA-të dhe shkollat në bashkëpunim me strukturat eshkollave dhe OJQ-të lokale duhet të realizojnë hulumtime përidentifikimin e të metave në lëndët zgjedhore aktuale apo për të parënevojat dhe interesimet për mësimin zgjedhor dhe të avokojnë tek MASHTpër ndryshim/plotësim/ndërrim të lëndëve/moduleve/projekteve zgjedhorenë rast nevoje.

Grupi ROR (Respect Our Rights) është grup ipërbërë prej 24 fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, të moshave14-17 vjeç, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe fëmijët meaftësi të kufizuara. Ky grup monitorues i fëmijëve është themeluar ngaorganizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” nëkuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve – Monitorimi iKonventës për të Drejtat e Fëmijëve”. Grupi ROR, bën monitorimin ezbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovëdhe ligjeve vendore të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve

 

Lajme