KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Përmes kësaj komunikate, grupi monitorues i fëmijëve Respect Our Rights, reagon karshi çështjes së Provimit të Maturës Shtetërore dhe Testit të Arritshmërisë 2020.


Ne konsiderojmë se situata e krijuar nga pandemia botërore, gjatë këtyre 3 muajve të fundit në Kosovë, ka shkaktuar rrethana te papërshtatshme për realizimin e Provimimit të Maturës dhe Testit të Arritshmerisë.


Përveç sfidës së organizimit të një testimi sa më korrekt në kushtet që i përmbahen regullave të IKSHPK-së në menyrë që shëndeti fizik i nxënësve të mos cënohet, vështirësi tjetër është edhe mbrojtja e shëndetit mendor të tyre.

Pas presionit të shkaktuar nga gjendja e panjohur jashtë mureve të shtëpisë nga situata në të cilen jemi, si dhe brenda nga forma krejtësisht e re e zhvillimit të mësimit në mënyrë virtuale, gjendja emocionale që do të shkaktohej nga testimet e formave të tilla e me rëndësi vendimtare , janë negative dhe të tepërta për shëndetin mendor të nxënësve.
Mësimi online që është zhvilluar nga data 11 mars 2020, është më shumë efektiv në mbajtjen e nxënësve të angazhuar se në realizimin e një mësimi cilësor, pasi që niveli i mësimnxënies është mjaft i ulët.Mësimi online, si koncept i ri në Kosovë, dhe njohuritë e akumuluara gjatë kësaj kohe, nuk janë te mjaftueshme për rezultate reale e të knënaqshme në testet në fjalë.


Në anën tjetër, nxënësit duhet të testohen për aftësitë e tyre në një fushë të caktuar në të cilën kanë për qëllim të vazhdojnë punën e tyre. Lidhur me këtë çështje e cila po shkakton ndjenjën e pasigurisë te një numër i madh i nxënësve në vend, gjë qe ka dalur edhe nga një hulumtim dhe  bashkëbisedimi qe kemi pasur me Asambletë Komunale të Fëmijëve dhe nga disa prej Këshillave Rinor.


Ne, fëmijët e grupit ROR, kërkojmë nga Ministria e Arsimit  MASHT, të i përfill këto rekomandime që ne si fëmijë/nxënës vlersojmë qe janë më të rëndësishme dhe me primare në këtë kohë:


    •    Shëndeti mendor i nxënësve të vlerësohet me rëndësi primare, njësoj sikur shëndeti fizik. Të konsiderohet ndikimi që kjo kohë jo e zakonshme ka pasur në shëndetin mendor të nxënësve dhe sigurisht, përgatitja e tyre psiqike për t’ju nënshtruar një testi me rëndësi madhore.


    •    Përderisa një nxënës ka përfunduar katër vitet e shkollimi në Shkollën e Mesme të Ulët dhe tri vite në Shkollën e Mesme të Lartë, vlerësimi i tyre për lëndë të cakuara është bërë nga mësimdhënësit adekuat për fushën specifike. Prandaj, ne rekomandojmë, që kompetencat e kualifikimit që në rrethana normale i takojnë rezultatit të Provimit të Maturës Shtetërore apo Testit të Arritshmërisë, t’i kalojnë notave që nxënësi ka akumular në deftesën e atij niveli të arsimit që po përfundon.


    •    Për këtë vit, në rrethanat në të cilat jemi, për maturant sygjerojmë të realizohen vetëm testet pranuese në Universitetet në të cilat kanë për qëllim te vazhdojnë studimet. Kurse, për nxënësit e klasave të nënta, kualifikimi të vlerësohet nga suksesi i dokumentuar në liberza dhe dëftesa shkollore.
Shqetësimi dhe rekomandimet burojnë nga bashkëbisedimi i gjerë i nxënësve anëtarë të ROR dhe intervistimi i Asambleve Komunale të Fëmijëve në Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj dhe organizatave rinore, KVRL-Peja dhe RinON. Prandaj, shpresojmë të vlerësohet dhe të merret në konsideratë!
 


Grupi ROR (Respect Our Rights) është grup i përbërë prej 24 fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, të moshave 14-17 vjeç, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Grupi monitorues i fëmijëve është themeluar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve – Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”. ROR, monitoron zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve vendore të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.

18 maj 2020
Respect Our Rights

 

Lajme