KOMUNIKATË PER MEDIA

Përmes kësaj komunikate, ne, grupi monitorues i fëmijëve Respect Our Rights-ROR duke shprehur shetësimet tona si fëmijë dhe nxënës reagojmëndaj gjuhës diskriminuese dhe bullizuese të përdorur në tekstet e rejashkollore.

Edhe pse materialet e reja shkollore vetëm sa kanë filluar të përdoren, nxënësit kanë vërejtur gjuhë fyese në përmbajtjen e këtyre teksteve. Rast specifik është libri i gjuhës shqipe së klasës së dytë në të cilin gjenden terme ofenduese që krahasojnë paraqitjen fizike të fëmijëve në shembuj të njësive mësimore.

Tekstet bullizuese, diskriminuese e fyese ndikojnë shumë negativishttek fëmijët dhe qëndrimet e tyre në të ardhmen. Shkolla duhet të jetëhapësira në të cilën përmes arsimit cilësor këto dukuri luftohen dhe dëshmohen si negative dhe jo korrekte për shoqërinë.

 

Ne bëjmë thirrje tek të gjitha institucionet kompetente dhe veçanërisht.

Ministrisë së Arsimit që të marrin vendime dhe të veprojnë përpërmirësimin e teksteve shkollore

ROR do të vazhdojë të percjellë për së afërmi materialet shkollore, arsimin në përgjithësi dhe hapat të cilat institucionet kompetente do t’i ndërmarrin për përmirësimin egjendjes.

Lajme