Ka përfunduar Punëtoria dy ditore më fëmijët e grupit monitorues ROR

Ka përfunduar Punëtoria dy ditore më fëmijët e grupit monitorues ROR (Respect Our Right), përpos grupit ROR të ftuar janë Njësiti për të Drejtat e Fëmijëve në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit - Ombudspersonit.

Në këtë punëtori është bërë plotësim ndryshimi i rregullorës së brendshme për standardizimin e komunikimit të ROR-it, përzgjedhjes dhe përfaqësimin e anëtarëve të ROR-it në aktivitete të ndryshme, si dhe anëtarët e rinjë të grupit ROR do të njoftohen me pjesën tjetër të grupit, të njoftohen me punën, përgjegjësit dhe obligimet në kuadër të grupit ROR.

Po ashtu është bërë përditësimi i planit të punës së veprimit në bazë të cilit grupi ROR në bashkëpunim edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit do veprojë gjatë këtij viti.

Në këtë punëtori është bërë perzgjedhja e sekretariatit te ROR-it, si dhe anëtarët e katër komisioneve të punës së gurpit.

Kjo punetori organizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë. 

Lajme

20.11.2020

Takimi virtual i Grupit ROR me anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Takimi virtual i Grupit ROR me anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës, për të dëgjuar idetë, vizionet dhe shqetësimet tona, lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në arsimimin e fëmijeve dhe ndryshimet që ne duam të shohin në arsim.