Grupin ROR dhe fëmijët i pret Kryetari Ardian Gjini për bashkëbisedim

Në kuadër të shënimit të javës së fëmijëve, javë që do të përfundojë meshënimin e 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, sot disadhjetëra fëmijë të shkollave të ndryshme të komunës së Gjakovës, kanëmbajtur një debat me kryetarin e komunës Ardian Gjini, me të cilinpërmes pyetjeve e përgjigjeve kanë bashkëbiseduar për çështje dhe tematë ndryshme që i preokupojnë fëmijët.


Në bashkëbisedim me fëmijët, kryetari Gjini ka bërë të ditur se komuna e Gjakovës ka plane dhe projekte të shumta për fëmijët dhe të rinjtë, tëtu krijojë atyre një jetë me të mirë e më të lumtur, pasi fëmijëtmeritojnë që të jetojnë të lumtur.
Kryetari Gjini ka përmendur angazhimin në përmirësimin e sistemit arsimor por edhe kushteve të mësimit, ndërsa ka kërkuar edhe nga fëmijët që të jenë të dëgjueshëm dhe punëtorë, duke u angazhuar seriozisht në procesin mësimor.

Lajme

10.10.2020

Rea Sylejmani përfaqësuese e Kosovës në eventin Virtual për nder të ditës ndërkombëtare të vajzës 2020.

Në dialogun ndër-brezor ndërkombëtar, zërat e vajzave nga Kosova do t'i përfaqësojë antarja e grupit Respect Our Right - ROR , Rea Sylejmani e cila për këtë dialog u shpreh se: ''Ky dialog do te jete nje mundesi e mrekullueshme per çdo vajze kudo që ndodhet. Pres që kerkesat tona të ndëgjohen dhe të mirren parasysh. Shpresoj që zeri jonë të perfaqësojë çdo...