Grupi ROR merr pjesë në fokus-grupin për hulumtimin "Zëri Ynë"

Gjatë ditës së sotme, anëtarët e grupit ROR, Era, Erisa, Lisi dhe Puhiza ishin pjesë e fokus grupit të organizuar nga Save The Children në bashkëpunim me Institucionin e Ombudspersonit.

 
Gjatë diskutimit fëmijët e grupit ROR dhanë idetë e rekomandimet e tyre rreth pyetjeve të hulumtimit “Zëri ynë” në menyrë që pyetësori të jetë sa më i kjartë, i kuptueshëm dhe gjithëpërfshirës për fëmijë.


Në hulumtimin “Zëri ynë” janë përfshirë fushat të cilat ROR-i punon dhe avokon vazhdimisht siç janë: mjedisi, arsimimi, siguria, dhuna ndaj femijeve, ndikimi i pandemisë te fëmijët, etj. Pjesëmarrës në këtë fokus grup ishin edhe anëtarët e Asambleve Komunale të Fëmijëve dhe anëtarët e grupit “Hëna”.

Lajme