Grupi ROR merr pjesë në dëgjimin buxhetor në Gjakovë

Një anëtar nga grupi ynë, sot më 09.09.2019 ka marrë pjesë në dëgjiminbuxhetor kryesor i cili u mbajt në Sallën e Kuvendit Komunal në Gjakovë. Aty u njoftua me projektet kapitale të cilat janë propozuar përperiudhën 2020-2022. Disa nga projektet kapitale që kanë të bëjnë mefëmijët janë: projektet për rregullimin dhe mirëmbajtjen e shkollave,rrethimi i oborreve të shkollave, ndërtimi i terreneve sportive nëshkolla, rregullimi i kulmeve nëshkolla, renovimi dhe ndërtimi i nyjeve sanitare nëpër shkolla, ndërtimi I qerdheve, dhe revitalizimi i Qendrave Rinore. Anëtari jonë iparashtroi dy pyetje gjatë këtij diskutimi: 1. A parashihet ndërtimi ikëndeve të lojërave për fëmijë në pjesën e re të Parkut të Qytetit pasinë pjesën e vjetër ishte larguar një i tillë dhe 2. Kur do tëfunksionalizohet Kinemaja e qytetit, e cila ka qenë një nga kushtet emarrjes në shfrytëzim të një pjese të Pallatit të Kulturës nga njëbiznes privat ? Në pyetjen e parë, kryetari i Komunës së Gjakovës, z.Ardian Gjini u përgjigj: Është e vërtetë se këndi i lojërave në pjesën e vjetër të parkut është heq pasi nuk ka qenë në një vend të duhur përfëmijët, dhe se një kënd i ri lojërash parashihet të ndërtohet në pjesën e re të Parkut të Qytetit. Ndërsa lidhur me pyetjen e dytë, ai upërgjigj se i është dhënë premtimi nga pronari i atij biznesi seKinemaja e qytetit do të funksionalizohet më së largu deri në nëntor tëkëtij viti, dhe nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, padyshim qëKomuna do të marr masa.

Lajme