Grupi ROR ka marr pjesë në dëgjimin buxhetor në Komunën e Malishevës

Anëtarët e grupit të fëmijëve monitorues ROR vazhdojnë te jenë pjesë e dëxhimeve buxhetore në komunat e tyre.

Sot në komunën e Malishevës është mbajtur takimi për dëgjim buxhetorë ku anëtari jonë Dafinor Krasniqi mori fjalën dhe dorëzoi kërkesën me prioritetet e fëmijëve të komunës së Malishevës.


Ishte hera e parë që dëgjohet zëri i fëmijëve në këtë kuvend prandaj te gjithë e mirëpriten ketë iniciativë.

Fjala e Dafinor Krasniqit në dëgjimin Buxhetor në Komunën e Malishevës :

 

 

 


Përshëndetje i nderuar kryetar i komunës, përshëndetje përfaqësues-zyrtar të komunës sonë, përshëndetje qytetar e ju bashkëvendës të nderuar.

Quhem Dafinor Krasniqi, jam nga Banja, anëtarë i grupit ROR-Grupit te fëmijeve monitorues ''Respektoni të drejtat tona'' që merret për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

Unë sot para jush duke besuar në mirëkuptimin tuaj, pasi që keni krijuar këtë mundësi, që gjatë dëgjimit buxhetor të komunës sonë, t’i shpalosin të gjithë qytetarët nevojat e tyre, edhe ne si fëmijë do të parashtrojmë para jush vetëm disa nga kërkesat tona.

I nderuar kryetar, dhe ju përfaqësues/zyrtar të hartimit të buxhetit komunal, NE kemi identifikuar këto nevoja për fëmijët e komunës sonë, si në vijim:

1. Të kihet parasysh çdo herë, dhe të ndërmarrën veprime të nevojshme kur është në pyetje që cenohet siguria e fëmijëve, si p.sh. kemi raste ku Transporti per në shkollë organizohet n prinderit edhe pse per kete duhet te kujdesit K.K. ,në kombin e kontraktuar nga komuna udhetojnë fëmijë shumë më shumë se sa është e lejuar, kemi raste kur fëmijët rrezikohen nga qentë endacak, mos shënimi i shenjave të nevojshme të trafikut, zebrat, policë të shtrirë etj.. e sidomos te shkollat, mbetjet e shkollave të vjetra pranë shkollave të reja ku po paraqesin rreziqe të shumta për nxënësit, etj..

2. Në secilën shkollë të ketë kutia të ndihmës së parë, dhe të ketë staf të trajnuar për ofrimin kësaj ndihme pasi që nuk ka mjek shkolla;

3. Të ketë psikolog dhe staf mbështetës që do të ndihmoni fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat tona;

4. Të ndërtohen parqe edhe në fshatra apo shkolla, ku do të vendoseshin edhe lodra të cilët mund të përdornin fëmijët për argëtim, madje edhe gjatë pushimeve verore;

5. Të ketë kamera të Sigurisë, së paku nëpër shkolla për arsye nga më të ndryshme, njëra nga to është ndoshta edhe rritja nivelit të përgjegjësisë në raport me mirëmbajtjen e rendit shkollor;

6. Në shkolla të ketë laboratorë dhe klasa adekuate për zhvillimin e mësimit profesional, si në lëndët, Kimi-Biologji-Fizikë, Informatikë, Edukatë Fizike dhe Sportive etj..

7. Të krijohen herë pas here kurse të ndryshme apo trajnime me tema të veçanta për fëmijët, por të jenë pa pagesë;

Ndoshta kemi parashtruar shumë kërkesa, mirëpo gjatë punës sonë kemi identifikuar edhe më shumë nevoja anë këndë vendit tonë, por këto janë më të rëndësishme që t’ju kushtohet vëmendje më e theksuar në realizimin e tyre për komunën tonë.

I nderuar kryetar, drejtor për buxhet dhe financa, dhe ju zyrtar komunal, “NE Grupi ROR, po ashtu propozojmë që, Buxheti për fëmijë të ndahet me një kod të veçantë nga të gjitha drejtoritë, si te Drejtoria e Shëndetësisë, Infrastrukturës, shërbimeve Sociale, Drejtorisë për Kulturë dhe Sport, sepse vërtetë fëmijët kanë nevoja të shumta”.

Nëse ju përkushtoheni më shumë në ndarjen e buxhetit për fëmijë, raportet në muajit vijuese do të dallojnë komunën tonë, dhe kështu komuna jonë do të jetë shembulli më i mirë në Kosovë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Duke pasur parasysh që edhe unë si fëmijë shtroj nevojat e fëmijëve para jush, mendoj që përkushtimi i juaj për ne nuk do të mungoj. 

Shumë faleminderit të gjithëve për vëmendjen tuaj! 

Lajme