Grupi ROR ka hartuar planin e veprimit për këtë vit

Prishtine 16-17 prill- Fëmijët e grupit monitorues ROR (Respect Our Right), përmes një punëtorie dy ditore të mbajtur nga Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, kanë hartuar planin e punës për këtë vit, plan ky që fëmijët do të ngrisin zërin e tyre në fusha të ndryshme.

Plani i punës është i përqendruar në katër fusha prioritare për këtë vit, si promovimi i këtij grupi tek institucionet e nivelit lokal dhe nacional, tek organizatat që punojnë me fëmijë dhe në fushën e mbrojtjes dhe të drejtat e fëmijëve, tek fëmijët dhe prindërit.

Fushë tjetër me rëndësi mbetet avokimi në përfshirjen e drejtpërdrejt të fëmijëve në hartimin e politikave nacionale e lokale, ushtrimin e të drejtave të garantuara me legjislacion dhe përmirësimi i pozitës së fëmijëve në shoqëri.

Mbrojtja e fëmijëve nga dukuritë e ndryshme është njëra prej fusha tjera e rendësi ky fëmijët e grupit ROR, do të angazhohet që të kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie prej institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve.

Po ashtu, fusha e katërt është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta, ku grupi ROR do të angazhohet në ngritjen e vetëdijes së gjithë shoqërisë jo vetëm të institucioneve për të drejtat dhe nevojat që kanë fëmijët me nevoja të veçanta, kudo që të kenë kushte dhe shërbime shumë me profesionale nga ana e shërbimeve publike dhe në shfrytëzimin e hapësirave publike. Përpos planit të punës të përqendruar në këto katër fusha, janë krijuar edhe katër komisione punë brenda grupit ROR: Komisioni për monitorimin e teksteve shkollore dhe kurrikules së re, Komisioni për buxhetim miqësor me pjesëmarrjen e fëmijëve, Komisioni për promovimin e punës e grupit ROR dhe Komisioni për monitorimin e planit të punës për këtë vit.

Në këtë takim pune është zgjedhur edhe sekretariati i grupit, i cili do të angazhohet në zbatimin e rregullores së punës së grupit, dhe obligimeve dhe përgjegjësive që ka grupi.

Kjo punëtori është mbajtur në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.

Grupi monitorues i fëmijëve  ROR (Respect Our Rights) është themeluar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve – Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”. Ky grup është i përbërë prej 24 fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, të moshave 14-17 vjeç, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

 

 11231

Lajme