Grupi i fëmijëve monitorues “Respect Our Rights” (ROR) dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - Gjakovë i’a drejtojnë këtë letër ankesë Drejtorisë për Punë Inspektuese të Komunës së Gjakovës.

Grupi i fëmijëve monitorues “Respect Our Rights” (ROR) dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - Gjakovë i’a drejtojnë këtë letër ankesëDrejtorisë për Punë Inspektuese të Komunës së Gjakovës për të junjoftuar dhe shprehur paknaqësinë tonë lidhur me moslargimin e pengesëssë vendosur nga një prej banorëve të banesave kolektive në terreninsportiv në Sheshin “Beqir Kastrati” në Gjakovë.

Në kërkesën e fundit të dërguar ndaj jush me numër reference 14/335/01-22099 të datës 10.06.2019 kemi marrë përgjigjje se ju keni konstatuar vendosjen e asaj pengese të drurit me konstruksion prej hekuri në mesin e terrenit sportive tëSheshit “Beqir Kastrati” pa pëlqimin e Drejtorisë për Urbanizëm dheMbrojtje të Mjedisit të Komunës së Gjakovës, dhe se ju keni kërkuar qëtë gjitha pengesat të largohen nga sipërfaqja publike sepse nuk kapëlqim nga organi kompetent, në të kundërtën jeni zotuar se ju me firmën e kontraktuar do të bëni largimin e asaj pengese dhe të gjithashpenzimet do t’i bartin pronarët të cilët kanë uzurpuar pronën publike.

Përafërsisht rreth një muaj ka kaluar nga marrja e përgjigjjes nga jume datë 18.06.2019 dhe ende pengesa mbetet e vendosur në fushë.
Duke ju falenderuar për përgjigjjen pozitive të kërkesës tonë të parë,ju lutemi që të ndërhyni sa më shpejtë për largimin e asaj pengese sepse koha ka treguar se kush e ka vendosur nuk ka vullnet për ta larguaratë.

Sinqerisht,
Grupi ROR & KVRL - Gjakovë.

 

Lajme

09.10.2019

Rea Sylejmani do të flet në Parlamentin Europian duke ju drejtuar Eurodeputetëve për çështjen e vajzat në Kosovë dhe më gjerë

Ne kuadër të Javës së Veprimit për Vajzat dhe Gratë, Rea Sylejmani, anëtare e Respect Our Right - ROR do të flet në Parlamentin Europian për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në shoqëri duke ju drejtuar Eurodeputetëve për të ngritur çështje të rëndësishme për vajzat në gratë në Kosovë dhe më gjerë. Kjo ngjarje po shënohet nga Save the Children...