Fleta Mujaj dhe Fat Uka përfaqësuan Kosovën në konferencën e organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Prej datës 18 deri më 21.11.2019, Fleta Mujaj dhe Fat Uka përfaqësuan Kosovën në konferencën e organizuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, për nderë të 30 vjetorit të miratimit të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve.
Të hënën më 18.11.2019, Fleta Mujaj ishte pjesë e tavolinës së rrumbullakët në seancën plenare me temë “Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje”. Në fjalimin e saj, Mujaj theksoi se sa e rëndësishme është që të kuptojmë rëndësinë e pjesëmarrjes së fëmijëve në proceset e vendimmarrjes për çështje që kanë të bëjne me fëmijë. Ajo i bëri thirrje personave në fuqi që të përfshijnë fëmijët në këto procese, të drejtat e fëmijëve, përkatësisht KDF-ja, të bëhet pjesë më e madhe e sistemit arsimor, si dhe të krijohen ligje specifike dhe të prezantohen strategji që mbrojnë fëmijët dhe sigurohen që të drejtat e tyre të implementohen.
Gjatë konferences, ROR-istat patën mundësinë të takojnë edhe drejtoreshën ekzekutive të Save the Children, Inger Ashing, të cilës i rekomanduan disa fusha në të cilat ajo mund të fokusohet më shumë gjatë mandatit të saj.
Dy anetarët e ROR paten rastin të takojnë fëmijë të tjerë nga e mbarë bota dhe të ndajnë eksperiencat e tyre si mbrojtës të të drejtave të fëmijeve dhe të krahasojnë punën dhe sukseset e tyre me atë të vendeve të tjera. Puna e ROR u prezantua ndërkombëtarisht dhe në të njejtën kohe, u mblodhen ide të reja në të cilen duhet të fokusohen më shumë shteti i Kosovës.

Lajme