Fëmijët realizojnë aksione pastrimi në kuadër të fushatës “Mendo për Tokën”

Në kuadër të fushatës “Mendo për Tokën” fëmijët e grupit ROR së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve në Ferizaj, Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Prizren kanë realizuar aksione pastrimi me qëllim të rritjes së vetëdijës së qytetarëve mbi rëndësinë që ka ruajtja dhe shfrytëzimi i ambientit/tokës.

 

Fëmijët e grupit ROR bashkërisht me fëmijët asambleistë kanë realizuar këto aksione në "Parkun e Lirisë" në Ferizaj; parkun e qytetit në Prishtinë; parkun e qytetit "Karagaq" në Pejë; parkun e Ortakollit në Prizren si dhe në parkun kulturor "Ali Podrimja" në Gjakovë.

 

Kjo fushatë është duke u realizuar në kuadër të realizimit të planit të punës së grupit ROR, në realizimin e objektivës për ambientin. Këto fushata mbështeten nga organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children në Kosovë në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” 

Lajme