Ecja e Fëmijëve për Mjedisin, eja edhe ti!

Grupi Respect Our Right-ROR dhe Asambleja Komunale e Fëmijëve në Prishtine për herë të parë në Kosovë organizojnë marshimin për mbrojtjen e ambientit dhe ngritjes se zerit karshi ngrohjes globale dhe rreziqeve te tjera \"Ecja e Fëmijëve për Mjedisin\" ky aktivitet në fjalë është ecja paqësore e fëmijëve në qendër të kryeqytetit të cilët do ngrisin zërin e tyre për çështjen e ambientit ngjashem sikurse në 1325 vëndet e 98 shteteve në botë të cilët do organizojnë ecje të tilla,si nism globale e fëmijëve për mbrojtjen e ambientit dhe ngritjes se zërit karshi ngrohjes globale dhe rreziqeve të tjera të cilat po cenojne çdo dite e me shumë planetin në të cilin jetojmë.

Kjo ngjarje do te mbahet me datën 15 mars 2019(e premte),duke filluar nga ora 13:10 deri ne oren 13:40, ecja paqesore do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skenderbeu” ku edhe fëmijët do të mbajnë fjalim para ndërtesës se Qeverisë se Republikës se Kosovës.

Për me shumë informacione për këtë aktivitet,mund ta shikoni ne web-faqen:
https://www.theguardian.com/science/2019/mar/12/global-school-climate-strikes-share-your-videos-and-stories?CMP=Share_AndroidApp_Yahoo_Mail

Për me shumë informacione mbi Grupin monitorues për Konventen e Kombeve të Bashkuara për te Drejtat e Fëmijëve,Respect Our Right-ROR, vizitoni ueb faqen: Facebook-ut Respect Our Right-ROR apo ne web-faqen:

http://ror-rks.net/en/ 

Lajme