Angazhimi i një Eksperti/e në fushën e hulumtimit lidhur me sistemin e arsimit në Kosovë

Hyrje
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.


Informata të përgjithshme


Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë (SCiK), tash e disa vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkollat e komunave Pejë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.

 

Për më shumë ju lutem klikoni këtu

Lajme

20.11.2020

Takimi virtual i Grupit ROR me anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Takimi virtual i Grupit ROR me anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës, për të dëgjuar idetë, vizionet dhe shqetësimet tona, lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në arsimimin e fëmijeve dhe ndryshimet që ne duam të shohin në arsim.