Sinonimet - Shfrytëzimi i kohës së lirë, pasion dhe ROR nga Fleta Mujaj

Fleta Mujaj është aktiviste për të drejtat e fëmijëve dhe vullnetare e grupit ROR. Ajo është 18vjeçare, vjen nga Peja dhe studion në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetine Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.


Që tash e disa vite, një pjesë të madhe të kohës sime e kam investuar në punë vullnetare përmes grupeve e organizatave rinore, duke trajtuar çëshjten e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes së drejtave të fëmijëve.

 


“Puna me ROR është pjesë e përditshmërisë sime dhe përveç se më bën mua të ndihem mirë, ndikon pozitivisht edhe në shoqëri. Shpesh e them që Fleta para e pas ROR-it, nuk është e njëjta. Përmes aktiviteteve e qëllimeve të realizuara nga grupi ynë, në mënyrë të vazhdueshme kam akumuluar përvoja e aftësi të ndryshme që tash janë pjesë e imja.”

  Motoja e Fletës në vitin 2018 si pjesë e e Komisionit për Monitorim të Teksteve Shkollore të ROR.

 

Si një ndër përvojat më përmbushëse e konsideroj udhëheqjen e ROR-it. Me të vërtetë një nder e privilegj, e njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe. Sidomos gjatë vitit të kaluar kur çdo aktivitet u realizua në kushte të reja, në kohë pandemie. Një kohëqë e testoj fuqinë tonë organizative e bashkëpunuese, fleksibilitetin tonë në punë e këmbënguljen për sukses.


Kur forma e punës ndryshoj rrënjësisht, realizimi i qëllimeve, ngjarjeve e aktiviteteve shpesh nuk përkoi me suksesin e synuar. Kjo e vuri në pah edhe më shumë kreativitetin e grupit për organizimin e aktiviteteve të reja në formë virtuale, duke u munduar që të krijojmë diçka interesante për fëmijët e Kosovës. Edhe pse në kushte jo të zakonshme, anëtarët tanë inicuan si dhe ishin të ftuar në ngjarje të ndryshme lokale, qendrore e ndërkombëtare.

Një pjesë e videos ku Fleta paraqet shqetësimin e saj lidhur me mësimin online gjatë periudhës së karantinës (Qershor, 2020).

 

 

Duke qenë së ne punojmë në interest të fëmijëve të Kosovës, inicimi apo pjesëmarrja në evente frytdhënëse është shumë e rëndësishme për ne. Prandaj në cdo hapësirë që e kemi,reflektojmë të arriturat dhe mbledhim koncepte e ide të reja që të pasurojmë planin e punës dhe mënyrat tona të veprimit.

 

Një ndër aktivtetet me rëndësi të vecantë për ne si grup si dhe për vendin është pjesëmarrjae ROR në konferencën e organizuar nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, për të shënuar 30vjetorin e miratimit të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve. Ngjarja filloi më 18 nëntor 2019 dhe zgjati gjithësej tre ditë. Gjatë gjithë kohës në salla të ndryshme të objektit, zhvilloheshin paralelisht tryeza diskutuese, punëtori e aktivitete të ndryshme për promovimine mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Pjesëmarrja aktive e të rinjëve në vendimmarrje, dhuna, puna dhe keqtrajtimi i personave nën moshën 18 vjecare,ishin disa prej temave që u trajtuan më hollësisht.

 

Fleta dhe Fati para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Zvicër (Nëntor, 2019).

 

 

Vende nga e gjithë bota, të prezantuara nga zyrtarë e fëmijë aktivist në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, përmes paneleve të ndryshme diskutuese, adresuan problemet e tyre tek udhëheqësit e shteteve përkatëse. Udhëheqës të këtyre shteteve e organizata të ndryshme me ndikim ndërkombëtar, u zotuan që të zbatojnë konventën dhe premtuan fokusin e tyre në përmirësimin e cështjeve preokupuese për të rinjtë.

Pjesëmarrësit e konferencës për shënimin e 30 vjetorit të KDF me mesazhe në disa gjuhë lidhur me të drejtat e fëmijëve (Nëntor, 2019).

 

 

Ditën e parë të konferencës, në sallën The Human Rights and Alliance of Civilizations Room” u zhvillua paneli diskutues mbi temën “Pjesëmarrja aktive e fëmijëve në proceset vendimmarrëse”. Së bashku me zyrtar të OKB-së e të rinjë nga vende të ndryshme të botës që lobojnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e ftuar isha edhe unë si përfaqësuese e fëmijëve të Kosovës. Gjatë këtij paneli, perveç të tjerash, u diskutuan edhe ndryshimet e bëra në Kosovë gjatë viteve të fundit, sa i përket zbatimit të KDF-së e mirëqënies së fëmijëve në përgjithësi.

 

Gjatë ngjarjes shfrytëzova mundësinë të takoj të rinjë nga e gjithë bota, me shumicën prej të cilëve ndajmë të njëjtin pasion e shpesh kryejmë të njëjtën punë, në rrethana krejt të ndryshme. Për shkak të distancës, ende takohemi virtualisht për të shënuar data të vecanta e për të trajtuar iniciativa të ndryshme. Përvec aktivistëve të rinjë,takova zyrtarë të departamenteve të ndryshme të zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, e përfaqësues të organizatave të mëdha ndërkombëtare, me të cilët gjerësisht biseduam për çëshjtet e të rinjëve dhe mundësi bashkëpunimi mes promovuesve të së drejtave të fëmijëve në të gjithë botën. Kjo njëkohësisht ishte edhe formë e reflektimit të punës që kemi bërë që tash e disa vite, si dhe hapësirë për të akumuluar ide për qasje nëfusha në të cilat nuk kemi punuar mjaftueshëm ose që na duhet të fillojmë të punojmë.

Ekipi i Kosovës së bashku me drejtoreshën ekzekutive të Save the Children International, Znj. Inger Ashing.

 

 

Bashkëpunimet mes aktivistëve dhe organizatave pjesëmarrëse në këtë ngjarje, vazhdojnë në trajta të ndryshme, në mënyrë konstante. Për shënimin e 31 vjetorit të miratimit të KDF-së, për shkak të sigurisë në kohë pandemie, Save the Children zhvillojnjë uebinar me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Këtu ishim të ftuaredhe ne si pjesëmarrës në eventin e zhvilluar një vit më herët. Unë më kënaqësie pranova ftesën që të udhëheq një pjesë të këtij uebinari, specifikishtdiskutimin mes fëmijëve nga vende të ndryshme të botës me drejtoreshën ekzekutive të Save the Children International, Inger Ashing.

 

 

Fleta duke udhëhequr diskutimin e fëmijëve me drejtoreshën e Save the Children International, Znj. Inger Ashing (Nëntor, 2020).

 

Në këtë sesion fëmijët aktivist, kërkuan llogari nga Save the Children për realizimin e zotimeve të premtuara një vit më herët, si dhe shprehen shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme që i shqetësojnë të rinjtë e vendeve të tyre si arsimi, shëndetsia, puna në moshë të re, etj. Sigurisht, bashkëpunimetë tilla për shënimin e datave me ngjarje frytdhënëse, pritet të ndodhin edhe viteve në vazhdim.

 

Pjesëmarrja në aktivitete lobuese për të drejtat e njeriut në përgjithësi, e për të drejtat e fëmijëve në veçanti, është çdo herë eksperiencë e mirë dhe e nevojshme. Një vend si Kosova, ku të rinjtë përfaqesojnë shumicën e popullsisë, ka nevojë për ide e qasje të reja në fusha të ndryshme. Aktivizimi, jo vetëm në fushën e mbrojtjes të së drejtave të fëmijëve, por në çfarëdo lëvizje që i sjellë të mira komunitetit, është i domosdoshëm në procesin e ndërtimit të vetvetes. Gjatë punës me njerëz që ndajnë pasione e qëllime të njëjta, përvec socializmit, njeriu pasurohet edhe profesionalisht. Përmes procesit të identifikimit të një problemi në shoqëri, e gjetjes së zgjidhjes, një person mëson përvec të tjerash, edhe për veten dhe aftësitë që posedon.

 

“Si veprojmë ne, çfarë na ngjallë interes e mënyra sesi i qasemi botës që na rrethon, na bënë të jemi të ndryshëm e të vecantë. Prandaj, investimi i kohës dhe i energjisë në një gjë që të bënë të ndihesh mirë dhe njëkohësisht ndihmon të tjerët rreth teje, është një ndjenjë që çdo njëri prej nesh duhet ta posedoj. Sidomos të rinjtë, të cilët ende janë të proces e sipër të gjetjes apo ndërtimit të vetvetes.”

 

 

 

Lajme